Hape “kuletën” kryeministër Kurti

Hape “kuletën” kryeministër Kurti

Hajrullah Tërnava

  • 18 May 2021 - 07:44

Shkruan: ANALIST - Hajrullah Tërnava

Qeveria Kurti erdhi në pushtet  me fitimin e votave absolute të elektoratit në zgjedhjet e fundit. Arsyeja kryesore e kësaj fitore ishte premtimi i luftimit të të gjitha të këqijave,  e sidomos në institucionet e drejtësisë. Prandaj  Qeveria Kurti duhet ta shtyj me prioritet të veçantë finalizimin dhe fillimin e zbatimit të ligjit VETING, madje edhe duke investuar për një kosto të arsyeshme në ekspertizë logjistike ligjore ndërkombëtarë, në ekspertë të SHBA-ve dhe BE-së, që kanë eksperiencë në legjislacion për luftimin e mafies dhe krimit të organizuar.

Ligji i VETING është shpresa e vetme e bërjes së shpejt, dhe kthimi i besimit te qytetareve në institucionet e drejtësisë dhe në pastrimin e krimo- politikes në pozitat më të larta të ish-qeverive 2007-2020, sepse pa u shpartalluar dhe asgjësuar korporata fitimprurëse e korruptivo-kriminale e gjyqësorit dhe prokurorisë së shtetit në Kosovë, nuk dekriminalizohet as krimo-politika, nuk luftohet korrupsioni, as krimi politik, as ai i organizuar dhe i mirë strukturuar dhe as ai ordiner, dhe nuk ndërtohet shteti ligjor, si praktikë e dëshmuar e kemi edhe rastin e shtetit të Shqipërisë.

Bazamenti i kapjes së plotë të shtetit është pikërisht kapja e plote dhe e fuqishme e të gjithë mekanizmave të sigurisë dhe drejtësisë te instaluar nga SHIK-u, e që duhet të vet pastrohen me VETING, arsyeja pse asnjë gjyqtar, polic dhe as prokuror nuk frikësohet se e rrezikon dikush, pasi  që raportet i kanë të shkëlqyeshme me të gjitha palët, me krimin e organizuar dhe politiken e inkriminuar që ka sunduar deri më tani. Kjo eshte pikërisht arsyeja se për pushtetarët e inkriminuar dhe mafio-oligarkët e nëntokës  dhe te mbi tokës puro-kriminale, kanë vepruar dhe veprojnë lirshëm, pasi që gjyqtaret, prokuroret dhe policet janë sjell plotësisht si te nënshtruar e bashkëpunues me krimin dhe si të parrezikshëm , andaj duke qenë nën  ndikimin e kontrollin por edhe financimin kriminal të tyre nga paraja e pistë  e krimit me mito gjithmonë dhe në mënyrë të organizuar me para kesh, gjë që hetohet e  dëshmohet duke parë  pasurimin e shpejtë të secilit prokuror, gjyqtar e polic, qoftë i thjeshtë apo hetues, bashkëpunues nën hije me krimin e organizuar.

Kjo qeveri duhet që sa më shpejte duke e jetësua Ligjin e VETTING që ta spastron këtë shoqëri dhe  institucionet e Kosovës e sidomos ato të Drejtësisë, dhe tjerat që ndërlidhen me këtë institucion të Drejtësisë Spastrimi do ti kontribuonte jetësimit të ligjeve pozitive dhe kthimi i reputacionit të shtetit si shtet, dhe sidomos të atyre që punojnë në institucionet shtetërore, sepse është duke u rritur  bindja se shqiptarët nuk dinë  të udhëheqin  me shtetin, që si dëshmi për këtë deri më tani është fakti dhe gjendja alarmante se si Shqipëria dhe Kosova janë kapluar  totalisht në krim dhe korrupsion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".