Në Kosovë kërkohet një pastrim gjeneral dhe riorganizim i ri i gjyqësorit

Në Kosovë kërkohet një pastrim gjeneral dhe riorganizim i ri i gjyqësorit
Në Kosovë kërkohet një pastrim gjeneral dhe riorganizim i ri i gjyqësorit

Muhamet Kelmendi

  • 19 May 2021 - 18:59

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 Shteti i së drejtës në Kosove do të triumfon vetëm kur të kemi Ligjin mbi VETING. Kosova vuan me prokuror të pandërgjegjshëm ose që punojnë nën ndikimin e politikes dhe të bosëve ne fushën e ekonomisë informale. E tërë drejtësia fillon dhe përfundon me prokuror të cilët nuk i kryejnë detyrat e veta në ndërgjegje dhe sipas ligjit. Natyrisht se sistemi i tillë vazhdon edhe nëpër gjykatat e vendit në tëra nivelet dhe lloje e veta.

 

Kosovës i duhet një spastrim i thellë në sistemin e drejtësisë dhe një përzgjedhje e re e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas parimeve të njohur të drejtësisë. Bazë kryesore duhet të jetë: 1. Profesionalizmi në punë, 2. Guximi dhe mos nënshtrimi ndaj askujt, 3. Aftësia në kryerjen e punëve dhe të detyrave, 4. Lirimi nga i interesat individuale dhe 5. Shumë të pastër në fushën e krimit dhe të korrupsionit. Të përzgjedhur kështu ka mundësi sistemi të fillon të mbahet me profesionalizëm dhe krimeve korrupsionit të ju hiqet baza në sistem. Natyrisht se në Kosovë  duhet të riorganizohen edhe sistemi gjyqësor. Nuk ka mundësi që të ketë profesionalizëm dhe drejtësi nëpër gjykata kur i kemi të grumbulluar shumë fusha gjyqësore në një gjykatë. Republikës i nevojitet një riorganizim i ri i sistemit gjyqësor. Kryesisht u duhen edhe disa gjykata të të gjitha niveleve në sistemin e drejtësisë. Këtu mendoj, përveç Gjykatës Penale, edhe këto lloje të gjykatave: 1. Gjykatën e Punës, 2 . Gjykatën Civile, 3. Gjykata Ekonomiko-komerciale 4. Gjykatën e Familjes. Tash i kemi të gjitha këto nën një gjykate. Këtej ka mundësi ndikimi në njeri-tjetrin, sepse ka një udhëheqje dhe kështu keqpërdorimet janë shumë të mundshme. Ndryshime duhet të kemi edhe në KPK dhe në KGJK. 1. KPK kërkohet të riorganizohen dhe të mbulohet me anëtarë të aftë, profesional dhe të pa korruptuar.

2. Sidomos KGJ duhet të riorganizohet dhe të ndahet me KGJK-kja  sipas vetë gjykatave që krijohen. Një ndarje e tillë e bënë shumë më profesionale sistemin gjyqësor dhe ndikon dukshëm në punën e suksesshme në ndarjen e drejtësisë. Me këtë riorganizim ka mundësi më të vështirë të kriminalizimit të sistemit në drejtësi. Që në përzgjedhje të gjyqtarëve fillim lufta kundër krimit dhe në punë kemi kështu një profesionalizëm të mirë. Në çdo nivel krijohet profesionalizmi. Me këtë forme të punës kontrollohen më mirë gjyqtarët dhe lëndët e kryera dhe fiton shteti ligjor. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".