Lexoni edhe:
Është koha për penalizmin ndërkombëtar të gjithë skenës politike
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava
Kosova si shtet i ri që duhen ti liberalizohen vizat, është i vetmi shtet i izoluar në Evropë, prandaj institucionet e Kosovës duhet të bëjnë çmos ti plotësojnë ato kritere që i kërkon BE, e ato kushte që nga moti ishin të qarta: luftimi i krimit dhe korrupsionit, prandaj pavarësisht cilat shtete që janë anëtare të BE-së i kërkojnë që të luftohen ato të këqija të Kosovës, është e kuptueshme se këto kërkesa duhet të përmbushen pa asnjë hezitim dhe pa hile, jo me fjalë dhe improvizime.
Qeverisë Kurti, dhe në veçanti Ministrisë̈ së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Brendshme, duhet ti shërbejnë si alarm serioz, deklarimi i hapur dy vendeve mike të Kosovës, Francës dhe Holandës, për bllokimin e liberalizimit të vizave si shkak i korrupsionit, që të fillohet me urgjencë pastrimi i plotë i sistemit të drejtësisë, reformim dhe fuqizim me krimin e organizuar dhe zhbërjen e lidhjeve të fuqishme mafioze që kanë kapur në të kaluarën shtetin dhe drejtësinë̈ e Kosovës, në mënyrë̈ që të zhbllokohet ky proces dhe hapet perspektiva evropiane. Prandaj tani kur pritet qe te miratohen dy ligjet kryesorë në pakon anti-korrupsion, VETINGU dhe konfiskimi i pasurisë së pa justifikueshme, duhet të jenë çelësi i ndryshimit pozitiv dhe argumenti më i besueshëm i bindjes së të gjitha vendeve të BE-së për seriozitetin e qeverisë aktuale në luftën kundër krimit e korrupsionit.
Është koha për penalizmin ndërkombëtar të gjithë skenës politike Lexoni edhe:
Holanda dhe Franca ndër vendet e para në BE që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, tani më qartë dhe ashiqare kanë deklaruar se pavarësisht vlerësimit pozitiv nga Parlamenti dhe Komisioni Evropian, do e kundërshtojnë̈ liberalizimin e vizave për Kosovën, për shkak të mungesës totale të veprimit në luftën kundër korrupsionit nga drejtësia kosovare. Shteti i Holandës radhitet në mesin e shteteve të para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me numër rendor 23 me 04 Mars të vitit 2008, por vazhdon të jetë një nga ato shtete që akoma e kundërshtojnë edhe vlerësimin pozitiv të komisionit evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët, duke theksuar se në Kosovë kishte dhe ka edhe tani një mashtrim të madh nga institucionet aktuale sepse nuk funksionon drejtësia dhe nuk është luftuar as nuk po luftohet në masën e duhur krimi dhe korrupsioni.
Qëndrim negativ është̈ duke mbajtur edhe shteti i Francës, edhe pse që është shteti i radhitur i dyti në “top listën” e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pikërisht më me 18 Shkurt të vitit 2008, menjëherë pas Mbretërisë̈ së Bashkuar, por që nuk e mbështet vlerësimin pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave, po ashtu duke u thirrur në mungesën e shtetit të së drejtës dhe krimit e korrupsionit që për këto 13 vjet në pavarësi nuk janë luftuar asnjëherë nga institucionet ligj zbatuese të drejtësisë së kapur kosovare. Tani me miratimin e ligjeve në fjalë sikur që janë VETTING dhe Ligji i konfiskimit të pasurisë të jashtëligjshme, dhe me veprimet që do të ndërmerret në luftimin e krimit dhe korrupsionit, tani ma nuk do të ketë ma arsye që mos të lejohet Liberalizimin vizave për Kosovën, prandaj sa të filloj ky zbatim i këtyre ligjeve sa më parë, edhe Kosovës do i hapen rrugët drejtë BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".