Dialogu me Serbinë, vetëm me figura të pa shantazhuara nga hipoteka e së kaluarës

Dialogu me Serbinë, vetëm me figura të pa shantazhuara nga hipoteka e së kaluarës
Dialogu me Serbinë, vetëm me figura të pa shantazhuara nga hipoteka e së kaluarës

Dardan Grapci

  • 24 May 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Ka ardhur koha që të dyja shtetet, si Republika e Kosovës edhe e Serbisë të vazhdojnë përpara, dhe pasi ta kenë njohur njëra tjetrën si shtete të pa varura, të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore etj, pastaj duke pasur lëvizje të lirë të qytetarëve nga të dyja shtetet pa frikë , që të mundë mund ta luftojmë të kaluarën dhe të shikojmë nga e ardhmja. Vetëm kur të ndodhin këto në mes të Kosovës dhe Serbisë, atëherë mund të themi lirisht që Kosova e ka përfunduar detyrën e saj me sukses.

Sa i parket idesë që krahu i luftës të mos jetë asnjëherë pjesë zhvillimit të dialogut me Serbinë, mendoj që ky është një vizion dhe një qëndrim shumë racional dhe kapshëm i qeverisë Kurti, respektivisht i Kryeministrit. Madje është dashur qysh më herët që të largohen nga dialogu me Serbinë personalitetet politike që janë ish pjesëtar të krahut të luftës, por si duket kjo nuk ka ndodhur për shkakun se kështu si ka qenë deri më tash i ka konvenuar më së shumti Serbisë, duke e ditur që vetëm liderët e krahut të luftës janë ata që mundë të mashtrohen më lehtë, nënshtrohen dhe shantazhohen, çka në fakt praktika e deritashme ka dëshmuar se kjo gjendje edhe ka ndodhur.

Këtë fakt mundë ta argumentojmë fare thjeshtë, duke ia filluar nga ish-Presidenti Thaçi i cili gjatë mandatit të tij si Kryeministër ia dha mbi 8000 hektar toke Malit të Zi, pastaj e ka futur në votim edhe ZAJEDNICEN e cila ende është temë e nxehtë etj, deri te propozim ideja për marrëveshje me Serbinë përmes ndryshimit të kufijve. Prandaj Albin Kurti është duke kërkuar për të vepruar vetëm konform me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe duke u bazuar në kërkesat e BE-s, ku që ky dialog duhet të merr fund njëherë e përgjithmonë, me njohje reciproke por pa i cenuar dhe ndryshuar kufijtë ekzistues në mes të dy vendeve.

Ka ardhur koha që të dyja shtetet, si Republika e Kosovës edhe e Serbisë të vazhdojnë përpara, dhe pasi ta kenë njohur njëra tjetrën si shtete të pa varura, të bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore etj, pastaj duke pasur lëvizje të lirë të qytetarëve nga të dyja shtetet pa frikë , që të mundë mund ta luftojmë të kaluarën dhe të shikojmë nga e ardhmja. Vetëm kur të ndodhin këto në mes të Kosovës dhe Serbisë, atëherë mund të themi lirisht që Kosova e ka përfunduar detyrën e saj me sukses.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".