Veteranët që po hallakaten të verifikohen edhe njëherë

Veteranët që po hallakaten të verifikohen edhe njëherë
Veteranët që po hallakaten të verifikohen edhe njëherë

Faik Krasniqi

  • 25 May 2021 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

 Analisti politik Faik Krasniqi konsideron se paralajmërimi i protestave nga OVL për shkak të shqetësimit  që kanë lidhur me ngritjen e pagës minimale të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës, por duke mos përfshirë këtu edhe  ngritjen ekuivalente të pensioneve të veteranëve, është një  tentativë prapa së cilës qëndrojnë partitë politike të opozitës dhe nuk do të ketë efektin që e synojnë  destabilizimin dhe rrëzimin e qeverisë. Përtej kësaj  Krasniqi kërkon verifikim të listave, ndëshkim të abuzimit dhe kthim  të pensioneve pa meritë në buxhetin e shtetit.

 Këto protesta nuk do të kenë asnjë efekt, sepse janë të motivuara politikisht. Ku ishin këto organizata kur PDK-ja dhe partitë e tjera ishin në pushtet? Kjo qeveri nuk mundë të rrëzohet në asnjë mënyrë për këtë shkak. Ajo rrëzohet nëse nuk e mban fjalën për premtimet e dhëna.

Buxhetin e Kosovës tej mase e kanë renduar veteranet e rrejshëm, kurse tash kërkojnë edhe rritje të pensionit. Me ato para do të mund të bëhej shumë. Investime në shëndetësi, por edhe në ekonomi që të hapin vende të reja të punës. Qeveria duhet të filloj një proces për verifikimin e listave të veteranëve, për t'i verifikuar të gjithë veteranët e rrejshëm. Përgjegjësit e fryrjes së listave të dënohen, kurse veteranët e rrejshëm t'i kthejnë të gjitha paratë. Me dhjetëra miliona në vit do t'i kurseheshin buxhetit të Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".