Serbia të kushtëzohet me pranimin e krimeve dhe dëmshpërblimin

Serbia të kushtëzohet me pranimin e krimeve dhe dëmshpërblimin
Serbia të kushtëzohet me pranimin e krimeve dhe dëmshpërblimin

Muhamet Kelmendi

  • 27 May 2021 - 07:51

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Pa përgjegjësi të kriminelëve vështirë dialogohet. Ka shumë tema që duhet të përgjigjet Beogradi. Nga Brukseli dhe nga Uashingtoni kërkohet zyrtarisht përkrahje në çështjen e drejtësisë. Natyrisht se çështje e madhe është gjetja e të zhdukurve, dëmi dhe reparacionet e luftës, si dhe rikthimi mjeteve të grabitura. Këtej vjen pastaj njohja reciproke, përkatësisht e Republikës nga Serbia dhe te kësaj nga Kosova si përfundim. Çdo marrëveshje tjetër, jashtë këtyre, është e dëmshme dhe nuk i shërben Republikës se Kosovës

Dialogu me shtetin kriminal serb po rifillon. Ne kuadër të kohës para vazhdimisht të dialogut me shtetin serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e BEU-s është gjë normale dhe e domosdoshme që të zhvillohen takimet me opozitën dhe jo vetëm, por edhe me strukturat tjera të Republikës se Kosovës e më gjerë. Lidhur me këtë dalin disa çështje që kërkohen të sqarohen paraprakisht, ndonëse bazat juridiko-kushtetuese të Republikës së Kosovës janë të qarta. Mirëpo, kundruall gjendjes, lypset konsultimi me opozite dhe natyrisht edhe me shoqërinë civile, ndoshta edhe më gjerë, deri edhe me Tiranën.

Në Kuvend duhet të shtrohet kjo çështje. Ne kemi deklarata jo të qarta të z. Kurti dhe të z.Gërvalla sa i përket Republikës, luftës kundër krimit dhe të së kaluarës së kombit shqiptar. Sidomos ka paqartësi për UÇK-në. Çështjet e tilla nuk zgjidhen në kontakte vetëm me pozitën. Ato janë takime in formale dhe nuk obligojnë askënd juridikisht. Çështja duhet të shtrohet në Kuvend dhe aty të diskutohet dhe të merret rezolutë obligative për shume çështje ne raport me Serbinë. Dhe këtej lypset edhe mendimi i shoqërisë civile, i strukturave të arsimit e të kulturës, si dhe absolutisht edhe të Tiranës. Qeveria gabon nëse vazhdon qëndrimet e njëjta që i mbajti brenda vendit dhe në Bruksel mbi tërë gjendjen. Kosova ka pozitë të rëndë dhe atë duhet ndryshuar. E pozita nuk ndryshon me barazinë e shtetin kriminal serb me Kosovën. Kjo nuk guxon të vazhdohet. Kosova është shtet dhe vetëm mbi bazën e shtetit kërkohet të ndërtohen raporte me shtetet tjera. Po kjo shumë më shumë vlen me shtetin kriminal serb. Internacionalizmi gjoja i dy personaliteteve në Qeveri, të Kryeministrit dhe të Ministres së jashtme, është i tejkaluar dhe ajo nuk ecë. Janë të vegjël në çështje të mëdha. Mjaft është Kosova. Ajo donë mbrojtje dhe gjaku i derdhur kërkon përgjegjësi nga shteti serb.

Këtu nuk ka rendësi qëndrimi ndaj UÇK-së. Në Kosovë është bërë një luftë çlirimtare kundër shtetit okupues serb, i cili ka bërë edhe gjenocide mbi populli shqiptar. Atë duhet akuzuar zyrtarisht dhe me të kërkohet shumë vëmendje. Pa përgjegjësi të kriminelëve vështirë dialogohet. Ka shumë tema që duhet të përgjigjet Beogradi. Nga Brukseli dhe nga Uashingtoni etj. Kërkohet zyrtarisht përkrahje në çështjen e drejtësisë. Natyrisht se çështje e madhe është gjetja e të zhdukurve, dëmi dhe reparacionet e luftës, si dhe rikthimi mjeteve të grabitura. Këtej vjen pastaj njohja reciproke, përkatësisht e Republikës nga Serbia dhe te kësaj nga Kosova si përfundim. Çdo marrëveshje tjetër, jashtë këtyre, është e dëmshme dhe nuk i shërben Republikës së Kosovës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".