Analisti i njohur e zbulon formulën speciale për MPJ-në

Analisti i njohur e zbulon formulën speciale për MPJ-në
Analisti i njohur e zbulon formulën speciale për MPJ-në

Faik Krasniqi

  • 27 May 2021 - 15:27

Shkruan: Analist - Faik Krasniqi

Ata që emërohen dhe për një vit nuk tregojnë performance të kënaqshme, të shkarkohen menjëherë nga detyra. Vetëm në këtë mënyrë rritet efikasiteti dhe përgjegjësia. Edhe tjetra. Janë broçkulla ato kur flasin për diplomat karriere. Kosova është shtet i ri dhe nuk ka diplomat karriere. S'mund ta quash dikë diplomat karriere nëse ka shërbyer diku. E çfarë përfaqësimi kemi pasur. Skandaloze. Me skandale vetëm e kanë prishur imazhin edhe ashtu të brishtë të Republikës së Kosovës!

Nuk është diçka e re se diplomacia e Kosovës ka qenë e mbushur me njerëz jo profesionistë, kryesisht familjare dhe bashkë partiakë të partive që kanë qenë në pushtet. E kam potencuar në dhjetëra shkrime. Është raportuar edhe në media.

Nëse e shikojmë shumica dalin që janë vëllai i filan politikanit, motra dhe familjar të politikanëve, ose militantë besnik të tyre. Aty më së paku ka pasur profesionalizëm, me përjashtim të disa individëve. Kjo gjë duhet të marr fund njëherë e përgjithmonë. Vetëm emërime të njerëzve që e meritojnë dhe punojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".