Fushata e egër zgjedhore ka filluar tash

Fushata e egër zgjedhore ka filluar tash
Fushata e egër zgjedhore ka filluar tash

Gurakuç Kuçi

  • 02 June 2021 - 07:33

Shkruan: ANSLISTI - Gurakuç Kuçi

Pasiguria e fitores në çdo komunë e gjitha partive përjashto Vetëvendosjen i ka vënë në alarm për zgjedhjet komunale. Tani partitë po angazhohen që të ofrojnë kandidatura dhe të zënë pozicione sa më herët. Pra, fushata zgjedhore veç ka filluar, mirëpo partitë prapë kanë një problem thelbësor, përkundër humbjes së fundit, po e kanë të pamundur reformimin duke përfshi këtu edhe LDK-në e cila veç kryetarin që e ndryshoi dhe pak a shumë kryesinë. Puna që do ta bëjë Qeveria Kurti do reflektojë direkt në ruajtjen e votës apo ndoshta edhe rritjen e saj në nivel lokal.

 Një fatmirësi elektorale që po ndodh në Kosovë që nga 2017 është kalimi nga vota fisnore në votën pak a shumë meritokratike. Ky lloj ndryshimi do vërehet edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme lokale, sepse në ato të përgjithshme u vërejt. Nëse qytetarët do të arrijnë prapë të vazhdojnë me ndryshimin e kastës politike, ky është testi më i mirë që mund ta japë Kosova si demokraci, pasi në këtë mënyrë edhe ata që do vijnë pas kastës së vjetër nuk do kenë aftësi më të kapin shtetin dhe të qëndrojnë gjatë si të tjerët, por do detyrohen të shtyjnë përpara interesat e qytetarëve.

Prishtina nuk do jetë ai rivaliteti që po shpërfaqet tani ndërmjet një kandidati nga LVV-ja dhe një nga LDK-ja, për faktin se e para ka pushtetin qendror dhe aftësinë për të treguar fuqi qeverisje të mirë por edhe fuqi pushteti ndërsa e dyta akoma nuk ka shëruar plagët e humbjes, është akoma e përçarë dhe ka plot njerëz që më shumë në LDK do punojnë kundër Abdixhikut dhe kandidatit të tij për kryetar se sa pro. Duhet një dështim i madh të ndodhë në Qeverisjen Kurti që kjo të reflektohet që ta fitojë Prishtinën LDK-ja, sepse partitë tjera as që vijnë në shprehje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".