Populli i ndëshkoi rëndë klasën e të korruptuarëve

Populli i ndëshkoi rëndë klasën e të korruptuarëve
Populli i ndëshkoi rëndë klasën e të korruptuarëve

Arsim Haziri

  • 04 June 2021 - 13:35

Shkruan:ANALISTI- Arsim Haziri

Kryeministri Albin Kurti në bashkërendim me popullin e ndëshkoi rëndë klasën e të korruptuarave, ua humbi mundësitë e sabotazheve dhe ndikimeve, prandaj dhe janë qartë keq. Është disi paradoksale kur vetë figura të ish-sistemit destruktiv kritikojnë dikë kinse për mos përgjegjësi është krejtësisht e çuditshme. Menaxhimi institucional tashme ka tjetër trup politik, tjera objektiva, jo edhe aso të cilat identifikoheshin lehtësisht në të kaluarën, hajna klasik.

Kosova, vendi ku jetojmë edhe veprojmë mjerisht kaherë ishte mbushur me frikë, zhgënjim të qytetarëve dhe humbje shprese. Frikë kishte edhe para zgjedhjeve të parakohshme nacionale, frikë se mos eventualisht po i fitonin zgjedhjet partitë që për të cilat kemi me të cilat kemi përvojë të hidhur, pra kanë keq qeverisur skajshëm. Duke menduar për t’ia shkurtuar jetën frikës, pra frikës politike, edhe u masivizuan dy shoqëritë politike nga të cilat u premtua për t’u projektuar qeverisja në baza ligjore, qeverisje që mjerisht sikur po bëhej pa u bërë ndonjëherë. Këto dy shoqëri politike e përbashkuan vullnetin qytetarë, vullnet që ishte dhënë për t’u materializur si shpresë për perspektivë të përgjithshme. Pra, ajo që u pretendua edhe u bë!

U bë për të qenë jo edhe ashtu siç ishte menduar dhe tash po vazhdon me hapa të sigurt dhe me veprime konkrete. Qeverisja e kaluar jo legale dhe jo legjitime përfundoi me historinë e saj të turpshme, pas atij grusht shteti që kishte organizuar në mënyrë të pa skrupullt kundër Qeverisë Kurti 1. Kjo qeverisje, përfundoi për t’ia rikthyer sërish frikës rikthimin, rikthimin si fenomen i instaluar në mendjen e gjithsecilit pothuaj. Ta ri definojmë edhe njëherë arsyen mbi të cilën edhe u jetësua rrëzimi i të frikësuarve, mirëpo jo qytetarë por atyre politik. Pra, aso kohe. Qeveria Kurti 1 u rrëzua pikërisht për shkak të frikës së madhe që e kanë poseduar gjitha partitë, gjitha partitë për rrënimin e sferës publike që e kanë bërë, dhe për gjithë këtë rrënim është nevojitur për të dhënë edhe përgjegjësi, pra sërish frikë. Por jo qytetare kësaj radhe, politike. Nga gjithë kjo frikë politike është rilindur e rikthyer frika qytetare, frikë që peshën e secilës pothuaj e dimë që të gjithë. Frika qytetare është prodhim i frikës politike, frikë që edhe me gjasë do përfundon me krijimin e një trupi tjetër qeverisës, peshën negative të secilës do ta përjeton sërish qytetari. Të gjithë ishin të bindur se ajo qeveri pa legjitimitet gjithçka tjetër mund të prodhoj përveç qeverisje në interes qytetarë, se ai do të jetë dimensioni i saj, pa perspektive duke shkaktuar njëherit frikë për të ardhmen e gjithkujt. Sidoqoftë, populli foli dhe e ri legjitimoi votën e tij për qeverinë e njëjtë nga mandati i kaluar e cila u rrëzua me grusht shtet.

Tani më kjo Qeveri më shumë se kurrë doli akoma më e fuqishme dhe kështu e ka të sigurt ecjen e saj përpara për të marr vendime legale e legjitime në interes të qytetareve, që ta zbaton programin dhe ti përmbush obligimet. Mirëpo ata që ishin mësuar ta kapin dhe uzurpojnë shtetin, për interesat e tyre kriminale e puro koruptive, nuk po mundë të flenë rehat nga frika e zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë për të gjithë dhe pa dallim. I ka kapur hipokrizia dhe po sulmojnë pa zgjedhur mjete dhe metoda, për çështjen qe kinse po e kritikojnë (papërgjegjësi institucionale), Kryeministrin Albin Kurtin, pikërisht ata faktorët e sistemit destruktiv që janë përgjegjës për situatën e deritashme të krijuar dhe të metastazuar, me ngecje, mos zhvillim, krim e korrupsion. Kjo është tashmë e kuptueshme, por problematika qëndron tjetërkund, jo edhe tek objektivi të cilin po e godasin dhe po e shohin si papërgjegjësi. Kryeministri Albin Kurti në bashkërendim me popullin e ndëshkoi rëndë klasën e të korruptuarave, ua humbi mundësitë e sabotazheve dhe ndikimeve, prandaj dhe janë qartë keq. Është disi paradoksale kur vetë figura të ish-sistemit destruktiv kritikojnë dikë kinse për mos përgjegjësi , është krejtësisht e çuditshme. Menaxhimi institucional tashme ka tjetër trup politik, tjera objektiva, jo edhe aso të cilat identifikoheshin lehtësisht në të kaluarën , hajna klasik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".