Fshesa e pastrimit duhet të fillon punën te prokurorët dhe gjyqtarët e lidhur me krimin

Fshesa e pastrimit duhet të fillon punën te prokurorët dhe gjyqtarët e lidhur me krimin
Fshesa e pastrimit duhet të fillon punën te prokurorët dhe gjyqtarët e lidhur me krimin

Hajrullah Tërnava

  • 05 qershor 2021 - 13:34

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Nga raportet zyrtare të KPK-së raportohet se janë ngritur vetëm 10 aktakuza për shkak të rasteve të shënjestruara vitin paraprak, kurse deri tash janë̈ shënjestruar rreth 60 raste, e prej tyre 35 kanë të bëjnë̈ me korrupsion kurse 25 me krimin e organizuar. Në dosjet e kallëzimeve penale që pushojnë duke bërë “gjumin shumëvjeçar” në prokuroritë e vendit e sidomos në PSRK, bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të institucioneve të niveleve të ndryshme, nga pozita ish ministrash, zëvendësministrash, drejtorë, dekanë, pro-dekanë, drejtorë të bordeve, sekretarë permanentë dhe deri sekretarë të ambasadave dhe të tjerë, për të cilët janë ushtruar shume kallëzime penale nga ana e institucioneve të ndryshme, edhe nga AKK-ja.

Qeveria Kurti që tani e ka filluar punën e saja tani para rreth dy muajve, dhe për të cilën i dimë premtimet çfarë i patën dhënë gjatë zgjedhjeve, tani opinionit po i intereson efikasiteti i sajë praktik dhe jo arsyetimi apo zotimi teorik. qeveria duhet të dëshmohet tani se sa të pamëshirshëm do të jenë edhe ndaj krimeve të bëra nëpër institucionet e ndjekjeve dhe luftimit të krimit, apo që këto pune duhen të kryhen ngadalë pa u ngutur dhe ta ruajnë durimin e tyre. Popullit i intereson që sa me parë të luftohen të këqijat, edhe që realiteti po e argumenton se megjithatë gjërat nuk lëvizin ashtu si është pritur që të jetë beteja shumë më e ashpër për ta pastruar këtë vend nga të korruptuarit, të inkriminuarit dhe nga lidhjet e politikës me drejtësinë e inkriminuar e të korruptuar.

Sipas të dhënave zyrtare të vetë KPK-së, por dhe të Agjencionit Kundër Korrupsion, raportohet se janë më shumë se 65 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, të dyshuar që po hetohen për korrupsion, por ky proces po lëvizë̈ tepër ngadalë̈ dhe madje plotësisht në diskrecion të plotë e larg nga publiku, pa detaje të rasteve dhe pa asnjë transparencë publike. Gjendjen e institucioneve të drejtësisë e kemi tepër të kriminalizuar. Tani e dinë edhe i tërë opinioni, prandaj edhe nga mllefi i këtyre neglizhencave po dëshmohet akoma ky fakt se sa fuqishëm vazhdon të jetë e kapur (pa) drejtësia nga krimi i organizuar dhe mafio politika 20 vjeçare e tepër kriminale.

Duke i pasur parasysh këto fakte, aktakuzat që shpesh përmenden, tani duhet të veprohet urgjentisht që të ushtrohet presion pozitiv nga ana e qeverisë, qoftë edhe me kushtëzim, sanksionim e shkurtim të buxhetit për të ardhurat personale, duke shikuar edhe mundësinë̈ e zbritjes së pagave për prokurorët e gjyqtarët e dështuar dhe jo vetëm pagat por edhe të ngritën procedura të largimit nga ato poste nëse ka fakte të tilla që ata janë pjesëmarrës në krime apo neglizhimin e atyre veprave, e sidomos për kupolën drejtuese deri edhe kriminale të KPK-së dhe KGJK-së që të ushtrohet presion për llogaridhënie dhe përgjegjësi edhe penale, për pasivitetin e deritashëm të qëllimshëm në mostrajtimin e këtyre rasteve serioze sensitive, të shënjestruara edhe nga faktori ndërkombëtar, në mënyrë̈ që të korruptuarit të nxirren para drejtësisë̈, që krimi i organizuar të pastrohet nga institucionet e shtetit, dhe të pastrohet imazhi i zymtë i shtetit të Kosovës i krijuar sidomos në këto 13 vjet pas pavarësisë̈ për shkak të dështimit të drejtësisë̈ se kapur nga mafio politika dhe nëntoka kriminale e instaluar në vend.

Me një spastrim të krimit në përgjithësi e sidomos në këto institucione të drejtësisë, do t’iu epet një mësim i mirë të gjitha institucioneve në Kosovë, dhe sidomos me këto veprime të spastrimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe krimeve në përgjithësi, edhe lëndëve që flinin nëpër sirtarët e drejtësisë do t’iu pamundësohet koha e vjetërsimit, dhe puna e gjykatësve do të jetë më efektive kështu që lëndët e pakryera shpejtë do të zvogëlohen, kurse vepër kryesit e krimeve do të shkojnë në ato vende ku e kanë merituar të jenë, e ato janë burxhet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".