Është momenti historik që Kosovë të hyj seriozisht në “valle” me Amerikën!

Fadil Maloku

  • 11 June 2021 - 07:34

Shkruan: Prof. Dr. Fadil Maloku

Kosova, në rast se dëshiron t'i prijë "valles" së besnikërisë dhe lojalitetit ndaj vlerave dhe modelit të demokracisë së mikut të saj të madh amerikan, duhet e para, t'i arrestoj dhe gjykojë "peshqit" e (mëdhenj) e korruptuar dhe kriminalizuar. Duke e bërë këtë akt, ajo përveç aktivizimit të mobilitetit për ta konsoliduar procesin e shtet ndërtimit të Kosovës, do bëhej edhe "aksionare" e denjë në krijimin e konditave të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Amerika, po bënë shumë mirë që po rikthehet fuqishëm në Ballkan! Luftimi i krimit dhe korrupsionit, si edhe manovrat ushtarake "Defender Europe 2021” janë dëshmia më e mirë për përkushtimin që e ka ndërmend me ia bë Amerika gjithë Ballkanit Perëndimore. Komunikimi i lajmit nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, rreth urdhrit ekzekutiv të presidentit Joe Biden, lidhur me bllokimin e pasurive dhe hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, është definitivisht angazhimi më decidiv i SHBA për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kosova, në rast se dëshiron t'i prijë "valles" së besnikërisë dhe lojalitetit ndaj vlerave dhe modelit të demokracisë së mikut të saj të madh amerikan, duhet e para, t'i arrestoj dhe gjykojë "peshqit" e (mëdhenj) e korruptuar dhe kriminalizuar. Duke e bërë këtë akt, ajo përveç aktivizimit të mobilitetit për ta konsoliduar procesin e shtet ndërtimit të Kosovës, do bëhej edhe "aksionare" e denjë në krijimin e konditave të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".