Edi Rama, ky shërbëtor besnik i Aleksandër Vuçiqit

Edi Rama, ky shërbëtor besnik i Aleksandër Vuçiqit

Gani Qarri

  • 12 June 2021 - 14:03

Shkruan:ANALISTI: Gani Qarri

Vet mungesa e pashpjegueshme e kryeministrit sharlatan Edvin Kristaq Rama në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur për herë të parë fliste një përfaqësuese kaq e lartë e shtetit dhe popullit të Kosovës si Presidentja Dr. Vjosa Osmani, e cila nuk kërkoi asgjë të paarritshme dhe as më shumë se sa forcimin e lidhjeve të dy shteteve që i takojnë të njëjtit popull dhe komb vëlla, përderisa i njëjti tip nënçmues, kapriçioz e arrogant, shpërfilli presidenten e shtetit të Kosovës, organizonte pritje madhështore për presidentin kriminel të Serbisë Aleksandër Vuçiq, është mënyra më përbuzëse e trajtimit të shqiptarëve të Kosovës nga një kryeministër megaloman i Shqipërisë, sjellje që dëshmon hapur, se ai vë Vuçiqin dhe Serbinë mbi interesat e popullit shqiptar, jo vetëm në Kosovë por kudo ata jetojnë në Ballkan. 

 Madje megjithëse presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani nuk cenoi me asgjë dhe asnjë fjalë konstalacionin politik në Shqipëri, por dha vetëm një mesazh vëllazëror për të gjithë shqiptarët nga Shqipëria e Kosova dhe gjithë Diasporën tonë kudo, vetëm fakti se nga presidentja jonë, pritej të dënoheshin krimet dhe gjenocidi serb të shkaktuara nga Serbia, ndaj shqiptarëve në Kosovë, jo vetëm që nuk i pëlqen Ramës dhe suitës së tij me një strukturë bukur të gjerë të qarqeve të caktuara në Shqipëri, por duke ikur nga Kuvendi, ai u dëshmoi shqiptarëve edhe njëherë më tepër se ati as që i intereson kjo çështje, madje përkundër të gjithave sa shteti okupator serb ka bërë në Kosovë, Edvin Kristaq Rama me suitën e tij, kanë dhe mbajnë qëndrim krejt tjetër ndaj Serbisë hegjemoniste, ani pse kriminelët e saj, pikërisht për krimet e luftës dhe gjenocidin e shkaktuar ndaj popujve jo-serb, vazhdojnë të dënohen me dënime të përjetshme, siç u veprua së fundi edhe me kriminelin e luftës Ratko Mladiq në Hagë.

Për aq më tepër, partia socialiste me sharlatanin Edvin Kristaq Rama në krye, nga e cila nuk ka më shqiptar, që nuk i është futur frika deri në palcë, nga dyshimet se përveç parave të shumta, që përflitet se marrin nga Serbia dhe Greqia, minjtë e kanaleve të pushtetit të tij në Shqipëri, arrijnë ti blejnë dhe vjedhin në masë të atillë edhe votat e shqiptarëve të varfër, sa tri herë radhazi të fitojë i njëjti sharlatan i cili në vend se të punojë për barazi sociale dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, ai vazhdon ti favorizojë grupet mafioze e kriminale dhe e ka bërë Shqipërinë vend të pajtueshëm për shqiptarët duke çuar përveç ikjeve të përditshme nga vendi, për shkak të mbijetesës së vjedhur nga kjo bandë keqbërësish edhe në vetëvrasje të shpeshta të njerëzve pa mbështetje dhe pa mundësi për të jetuar, nga qeverisja e Ramës.

Sharlatani Rama dhe partia socialiste, në vend se ti ndihmojnë njerëzit në nevojë qoftë edhe në masën më minimale, që edhe vetëm aq, sa ata të paktën të mund ta lidhin ditën me ditë dhe jetojnë disi, kapot e kësaj partie, janë kthyer në bandë keqbërësish që jo vetëm nuk mbrojnë vlerat e jetës dhe barazisë sociale, por dhe i shkelin me të dy këmbët ato, duke dërguar përditë në vdekje dhe (vet)ekzekutim praktik, shqiptarët fatmjerë që kanë ngelur në duart e tyre. Megalomania dhe tutkunllëku i tij nuk mbaron as këtu, por Edvin Kristaq Rama, sikur ti kishte rregulluar të gjitha punët dhe çështjet e qytetarëve të Shqipërisë, vijon me zell tejet cinik, angazhimin për jetësimin e "mini-shengenit" serb të Aleksandër Vuçiqit, duke u munduar t`ia imponojë me forcë edhe Republikës së Kosovës, akt i cili është provokimi më serioz për Kosovën që i bëhet hapur nga ana e një kryeministri sharlatan të Shqipërisë,

Qeverisë Kurti, pas rizgjedhjes së tij në këtë mandat të ri. Dhe sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, Edvin Kristaq Rama për të përforcuar kahen e tij antishqiptare, realizuar idetë pro serbe dhe garantuar Aleksandër Vuçiqin, se kudo që i atij i jepet rasti dhe mundësia, kryeministri (taravol) i Shqipërisë, është tërësisht në shërbim të Serbisë dhe jetësimit të interesave të saj, ky megaloman primitiv, përpiqet në vijimësi, për realizimin e ideve të Vuçiqit dhe krijimin e minijugosllavisë mbi të cilën, siç dihet nga opinioni i gjerë mbarë  shqiptar, ekonomikisht dhe politikisht do të mbisundonte Serbia, sepse Shqipëria edhe ashtu nuk ka pothuajse asgjë, që mund ti ofronte tregut puro-politik, të kësaj hapësire të kontrolluar nga sllavët e jugut dhe dominuar nga Serbia.

Rama (sis) edhe pas përfundimit të samitit të gjashtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, duke dashur ta godas qëndrimin parimor të Kurtit dhe të Republikës së Kosovës, kundër kësaj ngrehine puro sllave, shtoi me cinizëm se si ky takim, gjoja qenka mbajtur vetëm me qëllimin, për ta shtyrë përpara projektin e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit të kamufluar si “mini-shengen” edhe pse pjesëmarrësit tjerë të samitit nuk e pohuan as përkrahën deklaratën palaço të këtij sharlatani.

Po ky i ashtuquajtur kryeministër, shkoi edhe më tej, duke shtuar se gjoja "mini-shengeni", na qenka edhe një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme, ekonomike, sociale e politike, pa cekur as shpjeguar me asnjë fjalë se, "bash" të gjitha këto përfitime të cilat ai i përmend, i takojnë vetëm Serbisë hegjemoniste, si ekonomia më e madhe në krye të kësaj ngrehine të shpifur jugosllave të ashtuquajtur "mini-shengen", duke gënjyer hapur se kinse vizioni i kësaj ideje utopike, qenka në sinergji edhe me BE-në”, gjë të cilën BE-ja, me asnjë fjalë nuk e pohon!?

Ndaj dhe kryeministri Kurti, si i pari i Qeverisë së një vendi të lirë e sovran i Republikës së Kosovës, që gëzon të drejtën e deklarimit të lirë, me plotë të drejtë e ka kundërshtuar përsëri këtë projekt ultra sllav, duke shpjeguar qartë edhe para Edi Ramës, se “mini-shengeni” nuk ekziston dhe as që ka më "mini" as maksi-shengen", dhe realisht, ajo që ekziston, është fakti se ka vetëm treg të përbashkët rajonal, për të cilin takimi i radhës do të mbahet në gjysmën e parë të korrikut në kryeqytetin gjerman Berlin, një nismë e mirëseardhur që tashmë trajtohet nga vet procesi i Berlinit, jo sipas koordinatave sllave të cilave Ramasis mundohet tu jap zjarr me bateritë e tij të lagura, frekuencat e të cilave nuk arrijnë më larg se deri në Beograd te Vuçiqi, por me emër, ide dhe trajtime evropiane.

Por megjithëse sa i takon projektit të "mini shengenit", të shpifur nga Serbia, partitë politike të Kosovës deri në këtë fazë kanë mbajtur gjithmonë qëndrim të prerë e unik refuzues dhe shprehur në vijimësi me deklarime të forta e të qarta kundërshtuese, kjo është hera e tretë që shërbëtori i përbetuar i Aleksandër Vuçiqit, sharlatani megaolman Edvin Kristaq Rama në të gjitha forumet e këtij niveli angazhohet deri në cinizëm për një projekt të tillë mashtrues, i cili mbështetjen kryesore dhe pothuajse të vetme, e ka nga qeveria e Serbisë hegjemoniste dhe krimineli e bashkëpunëtori i kasapit Millosheviq, Aleksandër Vuqiqi, akt i dyshimtë ky edhe psikik i Ramës, me të cilin, përveçse irriton udhëheqësit SHBA-ve dhe të Evropës, Rama(sis) turpëron rëndë edhe shqiptarët kudo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".