Urdhëri ekzekutiv i Presidentit Biden po e varros projektin kriminal ruso-serb

Urdhëri ekzekutiv i Presidentit Biden po e varros projektin kriminal ruso-serb

Hajrullah Tërnava

  • 12 June 2021 - 14:44

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Me këto qëndrime të shtetit mik Amerikës, tani përfaqësuesit tonë duhen ta kenë të qartë përkrahjen e tyre e cila shpjegohet mes rreshtave, dhe tani në bisedime duhen të tregohen të vendosur në ato qëndrimet, se duhet të bisedohet vetëm për njohje reciproke dhe Serbia të kërkoj falje për krimet e bëra ndaj popullatës dhe pasurisë te Kosovës, prandaj nuk duhet të harrohet e thëna se të fortit i bëjnë edhe ligjet e botës.

Kosova është me fat që e ka një mik aq të fortë sikur në këtë rast Amerikën, por fati edhe më i fortë është që në krye të këtij shteti tani është Biden i cili në detaje e njeh problemin e Kosovës qysh nga vitet e 90 e deri në mbarimin e luftës si dhe deri më tani. Këto vendime të miratuara nga shteti i Amerikës e që kanë të bëjnë me shtetet e Ballkanit, në këto kohëra si deri më tani, e që përfoleshin për bisedimet e stërzgjatura mes Kosovës dhe Serbisë pa u arritur me vite të tëra asnjë vendim i rëndësishëm-marrëveshje serioze, e sidomos kohëve të fundit është përfolur edhe tema e ndërrimit të kufijve.

Tani pas këtij qëndrimi të ri amerikan në raport me Ballkanin Perëndimor gjithçka është e qartë, dhe bisedimet e ardhshme për ne kosovarët do të jenë më të redaktuara dhe nuk kanë nevojë të zgjaten e prolongohen sikur që kanë ndodhur më parë me dhjetëra vite bisedime, pa u arritur kurrfarë marrëveshje, tani këto qëndrime amerikane po na japin sinjalin e qartë që finalja e dialogut duhet dhe do të jetë njohja reciproke në mes të dy shteteve të pa varura. Kjo për përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet e radhës është një ndihmë e fortë, dhe besoj që tani udhëheqja e Serbisë është në panik, por duhet të vendosë për të ardhmen e tyre dhe të pajtohen për njohjen reciproke të dy shteteve mes veti, sepse tani edhe definitivisht e kanë të qartë që njohja reciproke duhet të ndodhe me Kosovën, pa ndërrim të kufijve.

Pozicionimi i fundit amerikan karshi Ballkanit, besoj që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun Kosovë Serbi, por gjithashtu do të jetë një shtytje pozitive edhe tek ato 5 shtete të BE-së që ende se kanë njohur Kosovën, që në momentin e fundit ta bëjnë njohjen e këtij shteti. Kjo është̈ edhe një̈ mbështetje indirekte por e qartë dhe inkurajim për Qeverinë̈ Kurti, që të jetë edhe më bashkëpunues por edhe konsistent në mbrojtjen e parimeve bazë për mos ndryshim kufijsh, që ishte plan ruso serb, sikur që është porosi e qartë për marrëveshjen e Asociacionit mbi parimet e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, që nuk e cenon sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Me këto qëndrime të shtetit mik Amerikës, tani përfaqësuesit tonë duhen ta kenë të qartë përkrahjen e tyre e cila shpjegohet mes rreshtave, dhe tani në bisedime duhen të tregohen të vendosur në ato qëndrimet, se duhet të bisedohet vetëm për njohje reciproke dhe Serbja të kërkoj falje për krimet e bëra ndaj popullatës dhe pasurisë te Kosovës, prandaj nuk duhet të harrohet e thëna se të fortit i bëjnë edhe ligjet e botës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".