Lexoni edhe:
Platforma e re për dialogun, të hartohet nga ekspertët dhe të miratohet në Kuvend
Shkruan: Analist- Faik Krasniqi
Kosova duhet të shikojë interesat e saj, dhe jo të vras mendjen se çfarë tenton të bëj Edi Rama. Duhet të analizohet mirë e mirë çështja e Mini-Shengenit ballkanik. Është në favorin tonë apo jo.
Platforma e re për dialogun, të hartohet nga ekspertët dhe të miratohet në Kuvend Lexoni edhe:
Nëse me krijimin e këtij mini-shengeni synohet të ringjallet Jugosllavia e dikurshme, atëherë në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohet. Konsideroj që duhet të bisedohet me SHBA-të për këtë çështje. Nëse ata na garantojnë që nuk dëmtohemi nga kjo marrëveshje për krijimin e Mini-Shengenit, s'duhet të kemi asnjë frikë. Por nëse ata nuk na garantojnë për këtë çështje, nuk guxojmë t'i futemi kësaj aventure. Kjo ide përveç që është e dyshes Rama-Vuçiç, ka mbështetjen edhe të shumë vendeve të BE-së. Një gjë s'jam duke e kuptuar. Pse BE-ja e mbështetë një projekt-ide të tillë, kur të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Siç po shihet është një sinjal që për këto shtete nuk ka vend në BE!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".