Kokat politike të krimit të organizuar pastruan mbi 5 miliardë euro para të pista!

Kokat politike të krimit të organizuar pastruan mbi 5 miliardë euro para të pista!

Hajrullah Tërnava

  • 14 June 2021 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Për të qenë sa më efikas në luftimin e krimit në përgjithësi, sidomos të zyrtarëve të institucioneve të zbatimit te ligjit – prokurorise dhe gjyqesorit, kunder luftimit të krimit, duhet të presim me shpresën e vetme Ligjin Veting dhe atë për Konfiskim të pasurisë̈ së Kundërligjshme, për t’i dekonspiruar me emër e mbiemër të gjitha kokat e krimo-politikës së lidhur me krimin e organizuar të cilat vetëm gjatë 10 viteve të fundit kanë pastruar mbi 5 miliardë euro para të pista përmes ndërtimeve e shitjeve te hapsirave te ndertuara ,ku fitimet janë marramendëse, edhe atë para syve të afro 30 prokurorëve të prokurorisë speciale dhe para 200 prokuroreve të shtetit!

Qeveria duhet ta gjene metodën se si te vazhdohen hetimet serioze dhe ngritjen e aktakuzave kundër figurave qendrore te krimit te organizuar nga ana e Prokurorisë Speciale, kryesisht ndaj atyre qe lidhen me ish-grupin mafioz PRONTO se bashku me SHIK-un ilegal e kriminal, dhe me këto veprime që duhet të ndërmerren ma mos të ketë hezitime dhe frike ndaj vepërkryesve të krimeve, nga institucioni i Prokuroria Speciale i cili eshte organi ma kompetent për luftimin e krimeve në përgjithësi, dhe nëse konform ligjeve të Kosovës i lufton krimet në mënyrë permanente dhe të pamëshirshme, atëherë mund të konstatohet se ky institucion do t’i kryej obligimet ligjore që ia garanton ligji.

Institucionet e luftimit të krimit deri tash ishin produkt i klaneve politike të kriminalizuara, që nga çlirimi e deri më tani, që punuan për të “fortit” e shtetit, për ata që i kishin emëruar në ato poste për pasurimin e tyre. Prokuroria Speciale e RK kur bëhet fjalë për ish-figurat kryesore dhe mbetjet e tyre krimo-politike në të gjitha nivelet e pushtetit komunal dhe qendror, është dëshmuar se jane te lidhur si ‘mish me thua” me nëntokën kriminale, në vend dhe jashtë saj, dhe nuk po vepron, siç e obligon ligji, qoftë edhe “ex-officio”, sepse detyrat e marra më herët nga të fortit e shtetit i kanë të qarta se vetëm si të tillë mundë të qëndrojnë në ato vende të punës ku edhe ata do të kenë përfitimet e tyre dhe do të pasurohen.

Të emëruarit në ato poste ku e kishin qëllimin ti mbrojnë të fortit e shtetit, ata po e kryejnë punën e tyre sipas detyrave që kanë marre ne shkelje te ligjit , prandaj edhe ata janë kaq gjatë në po ato poste nga ku dhe u pasuruan. Kishte edhe të tjerë që e luftonin krimin në përmasa më të ulëta për krimet e lehta, por peshën kryesore e kanë ata qe ishin të lidhur me korrupsionin dhe me prokurorët byrokratë e të shitur, mercenar që drekojnë̈ me politikanët e korruptuar, që kujdesen më shumë për privilegjet e tyre dhe interesat e tyre përmes “kuvertave të trasha” sesa për obligimet që kanë ndaj shtetit ligjor dhe ndaj ligjit e kushtetutës.

Tani është koha të fillohet të luftohet krimi nëpër të gjitha institucionet që ishin kompetent t’i luftojnë krimet në përgjithësi, dhe po ata të kriminalizuarit janë të njohur nga vetë brendësia që do të fillon të pastrohet, e këtu është gjyqësori dhe prokuroria e shtetit. Prokuroria e shitur dhe e frikësuar po dështon vazhdimisht edhe në ato raste të rralla që mundë të numërohen në gishta, kur janë̈ në pyetje politikanët mafioze të nivelit të lartë e të mesëm, apo bashkëpunëtor të afërt të tyre, të lidhur me nëntokën kriminale, e që dihet se të tillët janë̈ edhe pronarët e vërtetë̈ të disa kompanive mafioze e super të fuqishme me prona e vlera qindra milionëshe mafio-oligarkike që zhvatin duke vepruar gjithnjë “mbi ligjin”, e të cilët kanë përfituar qindra miliona euro në kurriz të qytetarëve kosovare, duke goditur e zhvatur buxhetin dhe asetet e shtetit.

Spastrimi i detajuar i institucioneve të shtetit të Kosovës do i ngritë reputacionin pozitiv dhe do ta krijon një kulturë pozitive të luftimit të krimit në përgjithësi dhe BE shpejt do i hapë rrugët Kosovës për në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".