Me prokuror e gjyqtar të deleguar nga klani PRONTO dhe SHIK-u, nuk ndërtohet shteti ligjor

Me prokuror e gjyqtar të deleguar nga klani PRONTO dhe SHIK-u, nuk ndërtohet shteti ligjor
Me prokuror e gjyqtar të deleguar nga klani PRONTO dhe SHIK-u, nuk ndërtohet shteti ligjor

Dardan Grapci

  • 15 June 2021 - 18:34

Shkruan:ANALISTI: Dardan Grapci

Prokurorët të dhe gjyqtarët te cilët kanë frikë ta zbatojnë ligjin dhe drejtësinë në mënyrë profesionale e etike , dhe janë të përzier me krimo-mafiozët e politikes, me deputetët e klanit PRONTO dhe me ish-SHIK-un ilegal së shpejti do të ballafaqohen me drejtësinë. Gjithashtu ata prokurorë të cilët kanë marrë mito do të pushohen dhe arrestohen. Kjo do të ndodhë jo më larg se në vjeshtën e këtij viti,  menjëherë pasi që do të votohet dhe hyn në fuqi për zbatim  ligji i VETTING-ut.

 

Kjo drejtësi e kalbur, e korruptuar dhe e kapur nga krimo politika duhet të pastrohet urgjentisht sepse po e rrezikon shtetin. Prokuroritë dhe gjykatat janë institucione të drejtësisë vetëm në letër, aty zhvillohet shantazhi dhe padrejtësia e madhe. Prandaj gjithçka do të vihet në binar vetëm me ligjin për VETTING. Vetëm atëherë edhe  Prokuroria Speciale do të pastrohet nga prokurorët e përfshirë në krime dhe fshehje të fakteve, në asgjësim të provave nga drejtësia. Luftimi i korrupsionit nuk do të arrihet asnjëherë në masën që po e kërkojnë qytetarët dhe  faktori ndërkombëtar, amerikanët dhe Bashkimi Evropian, derisa prokurorët aktual, shumica prej tyre, nuk japin dorëheqje apo nuk shkarkohen, besa shumë prej tyre për shkak të lidhjes me krimin duhet edhe të  arrestohen, sepse nëse kërkojmë që ta luftojmë korrupsion me prokurorë të korruptuar, atëherë asgjë nuk kemi bërë me këtë.

Prandaj mafio-oligarkët që nga tani duhet të fillojnë të mendojnë se çka do të bëjnë kur së shpejti do të arrestohen dhe kur të gjithë pasurinë do e humbasin , si dhe kur të gjithë ato që i posedojnë do ju sekuestrohen. Kështu që pa ligj të VETTING-ut , nuk ka  as drejtësi të mirëfilltë dhe as shtet të së drejtës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".