Ish pushtetarët me vota të vjedhura nuk po pajtohen me shkarkimin e Valdete Dakes, paralajmërojnë krizë në KQZ!

Ish pushtetarët me vota të vjedhura nuk po pajtohen me shkarkimin e Valdete Dakes, paralajmërojnë krizë në KQZ!

Hajrullah Tërnava

  • 19 June 2021 - 17:02

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Opozita vështirë po pajtohet me ato veprime qe po ndërmerren ne përgjithësi nga institucionet e reja për te riparuar të gjitha pikat e dobëta të qeverisjeve të kaluara, e në këtë mes bënë edhe funksionimi tepër skandaloz i KQZ-së. Partitë politike në opozitë e kanë pranuar si goditje të rënde kundër tyre, vendimin e Presidentes Osmani për shkarkimin e Valdete Dakes, sepse deri më tani opozitarët që ishin në pushtet dhe e qeverisën vendin në një periudhë kaq të gjatë, dhe i shijuan të gjitha të mirat duke u pasuruar skajshmërisht që edhe pasardhësit e tyre do të jenë të pasur fal paraardhësve të tyre.

-Kur ta kesh pasurinë, tani i ke të gjitha, prandaj është e kuptueshme se çfarë do veprimi që do të ndërmerr pozita në ndryshimin e situatës, opozita do të bëjë çmos për ti penguar ato ndryshime, prandaj është e kuptueshme nëse po përgatitet skenari i bllokimit të punës së KQZ-së, nga partitë̈ politike të ish pushtetit të kaluar, tash në opozitë, për ta pamundësuar mbajtjen e rregullt të zgjedhjeve lokale, pas shpalljes së tyre nga Presidentja Osmani, për inat të shkarkimit të Valdete Dakes. Kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar dje në takim joformal përfaqësuesit e partive politike në KQZ, por këtë̈ takim e kanë bojkotuar përfaqësuesit e partive opozitare – PDK, LDK dhe AAK, kurse kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Gjithsesi se ky bojkot është kërcënim direkt kundër kryetarit të ri të KQZ-së që ka marr mandate për fillimin e përgatitjes për zgjedhjet e reja lokale, dhe paralajmërim i skenarit për mundësinë bojkotit dhe paralizës së punës në KQZ, pasi që opozita është vendosur në bllok kundër emërimit të Kreshnik Radoniqit dhe shkarkimit të Valdete Dakes, megjithatë duhet te veprohet sipas ligjeve ne fuçi, e sikur tani kur bojkotohet si ne këtë mënyre puna institucionale e një shtetit nga ana e zyrtarëve.

Situata e krijuar tani më së miri po na e dëshmon situatën e kriminalizuar të deritashme në këtë institucion, sikur që po flet inskenimi i krizës në KQZ për frikën që kanë opozitarët e tashëm, për debakël të madh që mundë të pësojnë edhe në zgjedhjet lokale, pas humbjes skandaloze ”historike” të zgjedhjeve parlamentare si rezultat i ndëshkimit të madh me votë nga qytetarët e mashtruar dhe zhgënjyer ndër vite nga të inkriminuarit dhe korruptuarit, si në nivelin qendror edhe në atë lokal.

Prandaj kryetari i ri duhet të veproj në përputhshmëri me ligjet në fuçi dhe situatën e krijuar ta relaksoj dhe ta spastroj duke ndërmarr masa ndaj atyre të kriminalizuarëve, dhe duke i argumentuar me fakte të shkeljeve të ligjit që janë bërë deri më tani, qoftë edhe me largim nga ato vende të punës ata për të cilët argumentohen se janë shkelës të ligjeve të ati institucioni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".