Lexoni edhe:
Dhuna, terrori dhe gjenocidi nuk harrohen kurrë, Rama po e injoron Kosovën!
Shkruan:ANALISTI: Dardan Grapci
Qytetarët duhet të kenë shpresë që pas ndryshimeve të fundit në legjislacionin për përgjegjësitë disiplinore të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve , më lirisht të mbështeten tek gjyqtarët dhe prokurorët pa pasur frike nga shkelja e të drejtave të tyre, nga korrupsioni apo shantazhi, siç ka ndodhur përpara, sepse me miratimin e këtij ligji , të gjithë do të trajtohen barabartë para ligjit, edhe qytetari, edhe prokurori por edhe gjyqtari.
Më në fund është bërë një hap i madh përpara me miratimin e Ligjit për Përgjegjësit etike Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku llogaridhënia dhe përgjegjësia për ushtrimin e detyrës do të sanksionohet me masa më të ashpra të adresimit deri në shkarkim-suspendim nga puna. Ky është një veprim që duhet përshëndetur për efikasitetin e punës së ministrisë së Drejtësisë sepse me përgatitjen e legjislacionit të ri për sistemin e drejtësisë, përshpejtohet edhe reforma e shumë proklamuar në të kaluarën por asnjëherë e realizuar deri më tani. Ligji i ri do të ndikon detyrimisht që të e këndellen prokurorët dhe gjyqtarët e përgjumur e të ndikuar nga grupet e interesit, dhe do të ndikohet edhe në zbrazjen e sirtarëve të mbushur me lëndë e raste të pa zgjidhura.
Dhuna, terrori dhe gjenocidi nuk harrohen kurrë, Rama po e injoron Kosovën!Lexoni edhe:
Është po ashtu e pritshme që bazuar në këtë ligj të ri dhe sanksionet që do të parashihen të pastrohen Gjykatat dhe Prokurorit e shtetërore nga ata të cilët kanë qenë në të kaluarën të lidhur ngushtë me ish-krimo politiken dhe mafiozët kosovar në kupolën e shtetit.
Prandaj tash është një moment i ri kur të gjitha mekanizmat shtetëror dhe ligjor duhet të ri-aktivizohen dhe të dalin në sipërfaqe, mbi tavolinë, të gjitha rastet të cilat janë fshehur në të kaluarën nga prokurorët dhe gjyqtarët të cilët ishin avokat të krimit të organizuar, të rihapen ato raste dhe të shkojnë në ri hetim apo edhe rigjykim.
Pas një skanimi të plotë të gjendjes në prokurori dhe gjykata të gjithë prokurorët e korruptuar dhe gjyqtarët duhet të largohen nga puna dhe të dënohen sipas nivelit të përgjegjësisë, apo gjobiten rëndë sipas ligjeve shtetërore.
Prokuroret dhe gjyqtaret të cilët do të zgjidhen në të ardhmen duhet të jenë profesional në punën e tyre, krejtësisht të pa varur nga politika dhe grupet tjera të interesit, duke ju dhëne kështu shpresë qytetarëve se drejtësia më në fund po zbatohet barasvlershëm për të gjithë.
Nëse dikush tenton të luaj me ligjet dhe kushtetutën, të bëjë ndonjë devijim apo ndryshim në interes të ndonjë lidhje të caktuar kriminale, ose edhe për interesa vetanake e në dëm të së drejtës ligjore, duhet të arrestohet menjëherë dhe dënohet me afat maksimal të vuajtjes së dënimit me burg.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".