Ç’kapja e shtetit po fillon me heqjen e homologimit kriminal!

Ç’kapja e shtetit po fillon me heqjen e  homologimit kriminal!

Hajrullah Tërnava

  • 20 June 2021 - 14:46

Shkruan:ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Qeveria aktuale po vazhdon të mbetet shpresa më e madhe e qytetarëve që tash e tutje pas 100   ditëve të parë të punës, të fillon seriozisht për instalimin e shtetit te vertete ligjor dhe luftimin e të gjitha të këqijave pa dallim që e kanë kapur shtetin për dy dekadat e kaluara. Me veprimet e saja po mundohet ti luftoj të këqijat e  bëra nga  ish-qeveritë e mëparshme tash e 20 vite, që ta spastroj këtë vend nga krimet e shumta të bëra deri me tani, dhe t’i kthehet reputacioni pozitiv e jo si deri më tani, që ishte vendi  me i  etiketuar për krim e korrupsion dhe skajshmerisht i izoluar.

Me këto veprime që po ndërmerren nga kjo qeveri,  po shpresojmë se ky vit në vazhdim do të jetë vit i shënimit historik të fillimit të funksionimit të shtetit të së drejtës, ç’kapjes, arrestimit dhe fillimit të ndëshkimit të peshqve të mëdhenj̈ të krimit në të gjitha nivelet e institucioneve, përfshirë̈ edhe politikën, pasi që në procedurë janë  finalizimi gjatë muajve në vijim, deri në muajin gusht, i ligjit Anti Mafia, për konfiskim të pasurisë së kundërligjshme dhe Ligji për VETING-un. Nëse veprohet në këtë mënyrë luftimi i të këqijave,  sikur që veç ka filluar, të gjitha gjasat janë se po vjen fundi i sigurtë, ndonëse me shumë vonesë, i krimit të organizuar dhe vetë drejtësisë së inkriminuar e cila i mbrojti duke ua bere avokatine nga zyrat e shtetit dhe nuk i nxori për dy dekada në bankën e të akuzuarve asnjë nga peshqit e mëdhenj, të cilët kanë zhvatur shtetin me dhjetra e qindra miliona euro, kanë bërë skandale e hajni, por askush nga prokuroret e shtetit nuk e pati guximin të ballafaqohet me ta me legjislacionin ekzistues, sado i brishtë dhe i mangët të ketë qenë, por për veprat kriminale dhe penale nuk kanë munguar ligjet e një shteti normal nuk është i pa mjaftueshëm. Tani më ka gjasa reale  dhe shpresa që gjysma e dytë e këtij viti dhe afrimi i vjeshtës të jetë fundi i drejtësisë së kapur e kriminale, e cila akoma po vazhdon të mbetet një̈ nga hallkat më të dobëta institucionale dhe thuajse nuk ka pasur asnjë lëvizje dhe hap të vetëm drejt forcimit të shtetit ligjor, por me rëndësi se ka fillua ç’ kapja e shtetit, derisa kohëzgjatja se sa do të zgjatet spastrimi në tërësi nga krimi është proces dhe megjithatë nuk ka garanci të caktuara se deri kur do të ndodhë ai proces i ç’kapjes. Ai mundë të zgjatë një kohë më të gjatë se sa ne po kemi dëshirë.

Kosova duhet të lëvizë nga kjo situatë e rëndë e drejtësisë sa më parë, e sidomos me miratimin e Ligjit të VETTING-ut, dhe me reformat që duhen të bëhen në këto institucione, dhe ndërrimet e atyre kuadrove që kanë qenë në shërbim të atyre të kriminalizuarëve e që kanë punua për ta, me padrejtësitë e shumta në proceset e kurdisura gjyqësore etj. Mbetet të shihet nga veprimet që do i ndërmerr kjo qeveri se a do të jetë ky vit dhe ky vit i parë i kësaj qeverie të re fillim i shkapes së drejtësisë nga lidhja e fortë e mafio-oligarkëve dhe politikes së lidhur dhe fillimi i dekriminalizimit total të pushtetit në të gjitha nivelet, duke filluar nga ai lokal, legjislativi, ekzekutiv, presidenca, gjyqësor, për t’u futur në prokurori, ne polici dhe deri në AKI që po ashtu ishte në të kaluarën pika kyçe e kapjes së thellë nga politika e korruptuar për interesat dhe në shërbim të kokave kryesore të inkriminuara të politikes. Pa një pastrim të këtyre institucioneve nga ata persona që nuk e meritojnë të jenë pjesë e  institucioneve të drejtësisë, e sidomos nga ata që tani për shkak të tyre jemi këtu ku jemi, si shteti më i izoluar në Ballkan dhe në botë. Vetëm me veprime konkrete kundër krimit BE të bindet se kjo qeveri po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe në përgjithësi po i spastron institucionet e shtetit, duke ndërmarr veprime të luftimit që nga koka e krimit ma të lartë, e për të hapë perspektivën e integrimit në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".