Qeveria Kurti po e mban premtimin, shtet për qytetarët me barazi ekonomike pa monopol e zhvatje nga mafio-oligarkët!

Qeveria Kurti po e mban premtimin, shtet për qytetarët me barazi ekonomike pa monopol e zhvatje nga mafio-oligarkët!
Qeveria Kurti po e mban premtimin, shtet për qytetarët me barazi ekonomike pa monopol e zhvatje nga mafio-oligarkët!

Dardan Grapci

  • 21 June 2021 - 13:00

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Unë them që më në fund është instaluar anti-krimi në Kuvendin e Kosovës si dhe vendim-marrjet që merren janë konkrete, duke u bazuar në ligje dhe kushtetutë, monopolistët dhe mafio-oligarkët më nuk do ta kenë të lehtë të qojnë krye sikur përpara kur kapnin gjithcka dhe krejt, sepse shumë shpejtë do të instalohen dhe te fillojnë të funksionojnë të gjitha shtyllat e shtetit të së drejtës pa diskriminim dhe pa favorizim. Hapi u parë u ndërmor pa pengesë me Ndryshimin e ligjit për automjetet që e largon homologimin si metodë të plaçkitjes së qytetarëve për të përfituar grupet kriminale të interesit te quajtur Devolli.

Unë mendoj që për ta hetuar thellësisht lidhjen e oligarkëve me krimin, dhe për ta parandaluar atë, duhet të futet së shpejti në zbatim edhe ligji i përgjimeve telefonike tek biznesmenët e lidhur me mafio-politiken e që kanë një të kaluar te dyshimte e jo të pastër dhe janë të dyshuar për të kaluarën kriminale 20 vjeqare. Votimi në Kuvend, në lexim të parë i Ligjit për Automjete është ligj kundër homologimit dhe ligj anti monopol që e ka marr me të drejtë shumicën e votave të Kuvendit, mbështetjen e 70 deputetëve, kështu që pasi të hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i të njëjtit, atëherë mundë të themi se ky është vetëm fillimi i pastrimit të Kosovës nga të fortet e politikes dhe kimit te organizuar që kanë ndërtuar biznese të fuqishme duke qenë të lidhur me krimo-politiken ne pushtet mbi 13 vjet, me abuzuesit shtetëror të buxhetit ndër vite.

Kjo nismë pozitive që e ka filluar Albin Kurti nuk duhet të mbetet me kaq, por gjithashtu duhet të shtrihet edhe në sferat tjera siç është të bërit biznes në dëm të qytetarit dhe me qëllim të përfitimit të shpejtë të grupeve kriminale të interesit të lidhura me politiken. Mendoj që për të vendosur rregull të ngjashëm mbi bazën e ligjit, ka nevojë që me plotësim ndryshim të ligjeve të intervenohet edhe në shëndetësi dhe në arsim, për të parë se si po funksionojnë të dyja këto segmente që kanë rrëshqitur larg në biznese profitabile dhe kriminale, duke filluar nga shkollat e nivelit të lartë dhe Kolegjet Private, për të ju dhënë fund klaneve dhe grupeve të inkriminuar të cilët deri me sot e kanë pasur një praktike të funksionimit mafio-oligarkist dhe të përfitimit të shpejtë financiar për interesin e tyre personal e jo për interesin e gjerë të shoqërisë, shëndetit dhe të edukimit kualitativ.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".