Asociacioni i komunave serbe për asnjë kusht, është vdekjeprurës për Kosovën

Asociacioni i komunave serbe për asnjë kusht, është vdekjeprurës për Kosovën
Asociacioni i komunave serbe për asnjë kusht, është vdekjeprurës për Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 22 June 2021 - 07:41

Shkruan: Analist- Muhamet Kelmendi

Asociacioni i komunave me shumice serbe eshte një subjekt vdekjeprurës për Republikën e Kosovës. Me atë humb Republika e Kosovës në tërësi territoriale unike dhe ashtu i jepet mundësia pushtetit serb për të krijuar qendra kriminale kundër Republikës së Kosovës. Në çfarëdo gjendjeje Asociacioni duhet  kundërshtuar. Nuk duhet në asnjë mënyre të lejohet të ndërtohet institucion paralel karshi shtetit- Republikës  së Kosovës.

Mënyrë e duhur dhe qëlluar për të ndalur tendencën në vazhdim për krijimin e Asociacionit me shumicë serbe është paraqitja e kërkesës për Asociacionin e njëjtë shqiptar në Luginën e Preshevës dhe të një Autonomi të gjerë për Sanxhak. Në fakt më e kapshme është tërheqja e kufijve të ri me Serbinë por varësisht nga zhvillimet të bëhen analizat dhe të zgjidhet alternativa kundërvepruese. Këtu nuk duhet kurrsesi të lejohet që Ujmani, Mitrovica dhe Trepça të humbin nga Kosova. Pjesë tjetër e Veriut  mund të ndërrohet me Luginën e Preshevës. Mirëpo, nëse shteti serb kërkon më shumë, lypset që edhe Kosova të kërkon Sanxhakun.

Janë këto mënyra që e ruajnë Republikën, në njërën anë dhe, në anën tjetër, veprohet për mbrojtjen e popullit shqiptar në Luginë dhe në Sanxhak. Janë, pra, mjaftë mundësi që mundë të përdoren për të ruajtur hapësirën e Kosovës së ngushtuar dhe Republikën. Natyrisht se janë edhe shumë mundësi tjera. Shembull: - Reparacionet e luftës, - Rikthimi i mjeteve të grabitura financiare,- Rikthemini mjeteve të pensioneve, - Kërkim të përgjegjësisë penale të kriminelëve serb në ballë me  Vuçiqin dhe Daçiqin, - Paraqitja e padisë për gjenocide dhe- Kushti i njohjes reciproke të shteteve. I përmenda disa kushte dhe të drejta që në fakt i ka Kosova. Nga këto kurrë nuk duhet të hiqet dorë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".