Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Asociacionin serb në Kosovë

Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Asociacionin serb në Kosovë
Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Asociacionin serb në Kosovë

Faik Krasniqi

  • 23 June 2021 - 13:14

Shkruan: ANALISTI: Faik Krasniqi

Kam thënë edhe më herët se si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, Kosova duhet të kërkoj Asociacion për shqiptarët në Kosovën Lindore.

Nëse serbët duan Asociacion për serbët në Kosovë, atëherë edhe ne duhet të kërkojmë për shqiptarët atje. Përndryshe as që duhet të vjen në shprehje krijimi i një organizmi të tillë në mënyrë të njëanshme. Vetëm me këtë veprim edhe Serbia do të zmbrapsej nga ambiciet e saj shoviniste. Në të kundërtën në Kosovë do të bëhet banjëzimi. Atëherë çfarë na duhet shteti? Për të vendosur këtë kushtëzim serioz Kosova duhet të shpërfaq unitet politik.

Sot po u bëhet zemra mal disave për shkak të presionit për të nënshkruar Asociacionin e komunave serbe. Thua që Kosova i takon një individi dhe nëse nënshkruhet Asociacioni dëmtohet ai dhe jo Kosova dhe qytetaret e saj, por në këtë në këtë rast kryeministri.... Shqiptari sikur po kënaqet kur i fal territorin e shtetit të vetë ndonjë shteti tjetër, kurse kur është në pyetje toka e tij vëllain e vetë e vret për një copë toke!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".