Bashkimi Evropian ka dështuar në dënimin e gjenocidit serbomadh në Kosovë

Bashkimi Evropian ka dështuar në dënimin e gjenocidit serbomadh në Kosovë
Bashkimi Evropian ka dështuar në dënimin e gjenocidit serbomadh në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 24 June 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Dështimet në dënimin e krimit serbomadh u bënë nga Gjykata Ndërkombëtare  për krimet e luftës dhe natyrisht vetë UNMIK dhe EULEX dështuan në luftimin e këtij krimi makabër serbomadh. Deklarata e ish gjyqtarit të EULEX-it Malcolm Simmons  nuk ka fare peshë kundruall fakteve të theksuara. Mundë të ketë mendime e mendime mbi këtë, por fakti i dështimit të BE-së mbetet. Mbetet fakti se krimi serbomadh është toleruar dhe tash nga BE dhe nga SHBA, pa bërë fjalë për OKB-në, po bashkëpunohet me kriminelët.

Pas Luftës së Dytë Botërore në Ballkan u bë gjenocidi më i rëndë nga shteti serb. Ranë nga dora gjakatare serbomadhe me qindra e mijëra veta në Ballkan. U mbushen varret me njerëz të masakruar. Derisa në Bosnje e Hercegovinë ishte përgjegjës ushtria kriminale serbe, në Kroaci e në Kosove, dhuna dhe gjenocidi u krye nga shteti serb. Në Kosovë u masakruam mbi 13 mijë veta dhe u dëbuan mbi 1 milionë shqiptarë jashtë vendit. Nga ky shtet serb nëpërmjet kriminelëve u  përdhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare dhe u shkatërruan rreth 150 mijë objekte të ndryshme. Këtë dhunë dhe gjenocid pas luftës nuk e dënojë BE-ja  dhe SHBA-ja  me masa penale përgjegjëse. Dënimi do të ishte protektorati mbi Serbinë. 

Kjo nuk u bë. Megjithatë, nuk mundë të përjashtohen nga përgjegjësia njerëzit e pushtetit të dhunës serbomadhe. Këtu është fjala te krimineli Vuçiq, Vulin, Daçiq etj., që ishin bartës të politikës së gjenocidit në Kosovë. Kjo formë e punës ka  krijuar forcë dhe tash kriminelët serbë po marshojnë përpara. Tamam sikur vendi i tyre te ishte gjakosur. Ky është turpi i BE-së dhe çdo shteti tjetër në botë që thirret në demokraci dhe në liri. Kështu u forcua shteti serb dhe u ndërruan pozicionet. Kriminelët serbë dhe Serbia nuk gjendet në Den Hag për të u përgjigjur për gjenocid por Kosova si vend. Nuk me dhimbsen individët shqiptare. Më dhimbset drejtësia dhe fakti se kështu BE i forcon shtetet kriminale dhe dha për të kuptuar se forca nuk njeh drejtësi. Kjo të dërgon natyrisht te fakti se Kosova dhe organet e Kosovës vetë duhet ti ndjekin kriminelët serbomëdhenjtë dhe të përpiqen që domosdo ta padisin shtetin serbe për gjenocid.

Në fakt kjo mos përgjegjësi duhet të jetë edhe fakt në raportet e shtetit të Kosovës me shtetin serb dhe me ndërmjetësuesit e BE-së dhe te shtetet nga vijnë ata. Janë këto 5 shtete të BE-së që kanë ndihmuar për ta  bllokuar përgjegjësinë serbe për krimet e luftës  dhe tash e kanë vënë Kosovën në pozitën e të akuzuarit dhe  me shpatulla për muri. Kosova e ka shtetin dhe institucionet e veta. Mbi atë bazë kërkohet dialog me shtetin serb. Asgjë jashtë shtetit nuk duhet bërë dhe kurrë mos të nënshtrohen.

Tash po shkon Kurti edhe  në Francë. Takimi është për dialog me shtetin serb. Natyrisht se Franca e krijoi edhe  Veriun e Kosovës dhe tash po bënë presion për Asociacion serb në Kosovë. Këtë kërkesë franceze duhet refuzuar. Franca duhet të tregohet se është bartëse e Kartës mbi liritë dhe të drejtat e njeriu. Si shtet i tillë kërkohet të angazhohet në përgjegjësinë penale të kriminelit Vuçiq etj. Z. Makron priti disa herë Vuçiqin në Paris.

Ai ishte edhe në Beograd. U takua me kriminelët serbomëdhenj. U premtoi atyre të ardhme në BE. Por, mos kështu, Franca u dha forcë  kriminelëve në Beograd! Natyrisht se po. Tash krimineli Vuçiq, Vulin e Daçiq po paraqiten si të fuqishëm. Këtej dështojë BE  dhe i tërë faktori ndërkombëtar. Këtu u dha shembull se dhuna po vlerësohet dhe tash po ecet në rrugën e shkatërrimit të Republikës. Jo.  Kosova nuk ka ku shkon. Ka humbur mjaftë njerëz dhe vend. Ose tash o kurrë vendi i ynë kërkohet të jetë i qëndrueshëm dhe kurrsesi mos të akordohet me planet shkatërrimtare të Republikës,  me Asociacion. Vetëm  si unik me territor dhe me shtet unitar ka perspektivë Republika e Kosovës në të ardhmen.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".