Jo vetëm mbulesën, por shteti i ka shumë borxhe të premtuara diasporës shqiptare

Jo vetëm mbulesën, por shteti i ka shumë borxhe të premtuara diasporës shqiptare
Jo vetëm mbulesën, por shteti i ka shumë borxhe të premtuara diasporës shqiptare

Faik Krasniqi

  • 25 June 2021 - 15:41

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Ato që kanë premtuar i kanë lënë disi në harresë. Një prej atyre premtimeve ishte Banka Zhvillimore. Ajo duhet të behet sa më shpejtë, në mënyrë që ky vend mos të braktiset, e sidomos të rinjtë që me çdo kusht duan të ikin nga këtu për shkak të mungesës se perspektivës. Duhet lëvizur në këtë aspekt. Edhe sikur të fillohet me disa dhjetëra miliona, sepse në fund të mandatit është e kotë edhe nëse bëhet. E, atëherë mund të shohim investime nga Mërgata jonë, pse jo edhe nga investitorë të huaj!

Mërgimtarët meritojnë shumë më shumë se sa mbulimi i shpenzimeve të një pulisë të sigurimit të automjeteve. Ata kanë qenë dhe janë kontribues të mëdhenj të ekonomisë së Kosovës. Paratë e tyre shërbejnë si infuzion për ekonominë e Kosovës. Shteti duhet të bëjë të mundur që Kosova të bëhet anëtare e Kartonit te Gjelbër, në mënyre që mos të jetë e obliguar që të paguaj më nga buxheti i shtetit. Ka me qindra e mijëra kompani të shqiptarëve jashtë vendit. Një pjese e tyre edhe shumë të suksesshme.

Për shkak se janë larguar nga pushteti ata që e zhvatën këtë vend për më shumë se dy dekada dhe erdhën të tjerët, mos të na gënjejë mendja që ata do të vijnë të investojnë. Ndoshta as Qeverisë nuk i gënjen mendja. Përveç sundimit të ligjit dhe sigurisë së biznesit të tyre, ata inkurajohen për të investuar këtu nëse shohin që edhe këtu brenda po investohet. Atyre u jep kjo gjë me shume siguri dhe kurajë. Deri me tash kjo Qeveri nuk ka lëvizur në aspektin ekonomik. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".