Të gjithë kundër projektit skandaloz të Minishengenit të Ramës e Vuçiqit

Të gjithë kundër projektit skandaloz të Minishengenit të Ramës e Vuçiqit
Të gjithë kundër projektit skandaloz të Minishengenit të Ramës e Vuçiqit

Dardan Grapci

  • 09 July 2021 - 19:02

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Pozitë dhe opozitë nuk, duhet të bashkohen në një zë, ta kundërshtojnë,  duhet assesi të heshtin e  ta nënçmojnë rrezikun që mundë të na e sjellë projekti i Minishengenit, projekt që është dizajnuar nga  Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, për të cilin po vazhdojnë të diskutojnë e lobojnë vazhdimisht, dhe tash në këtë fazë janë  duke i bindur shtetet fqinjë,  siç janë Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut për t'iu bashkuar këtij projekti skandaloz, pasi që realisht Bosnja nuk do e kundërshton atë sepse dominohet nga fuqia politike e Republika Srpska.


 

Qeveri e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Kuvendin e Kosovës, duhet të harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të dalin haptas me një deklaratë publike dhe ti thonë BE-s, Edi Ramës dhe Vuçiqit se jemi kundër këtij projekti monstruoz i cili është shkruar dhe planifikuar nga vetë shërbimi sekret serb në bashkëpunim me ata politikan të cilët kanë qenë krahu i djathtë i Sllobodan Millosheviqit dhe kundër Kosovarëve.
Nëse  eventualisht aprovohet ky projekt lirisht mundë të themi se vrasësit serb përsëri do ta kontrollojnë  këtë  lloj konfederate apo federatë të re, dhe ata lirshëm e të pa penguar do  të vijnë në Kosovë, duke infiltruar akoma më thellë interesat dhe shërbimet e tyre sekrete, për të krijuar kaos të madh dhe përfundimisht varrosur shpresat për ekzistimin e shtetit të Kosovës. Serbia vazhdimisht punon për ta minuar ekzistimin e shtetit të Kosovës prandaj ka projekte të gatshme edhe për të inskentuar incidente të rrezikshme, sikur që ka ndodhur para disa viteve vrasja e të rinjve në lokalin PANDA në Pejë, ku  akuzoheshin shqiptarët  kinse ata e kanë bërë këtë akt terrorist.

Qëndrimi i Kosovës duhet të jetë kundërshtues pa kurrfarë hamendje dhe pa kurrfarë dileme, kundër Minishengenit si projekt rajonal, e të mos flasim për atë që të mendohet  ta pranojnë dhe  që ta nënshkruajnë për të qenë pjesë përbërëse e të njëjtit projekt.Ky projekt është 100% në interesin e Serbisë dhe jo të shteteve të tjera fqinje,  sepse me Minishengen i hapet rruga Serbisë për të ndërhyrë në të gjitha këto shtete në kuadër të Minishengenit, sikur  ka vepruar e dominuar në kohën e ish-Jugosllavisë. Unë nuk e besoj që Qeveria Kurti do ta bënë gabimin dhe ta pranon Minishengenin e  dizajnuar nga Rama e Vuçiq, por nëse kjo ndodhë, atëherë do të ishte nevojë e pashmangshme që qytetarët e Kosovës të ngritën në protesta dhe ta kundërshtojnë fuqishëm anëtarësimin në Minishengen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".