Kur kritikojnë hajnat e fëlliqtë të opozitës , forcohen pushtetarët

Kur kritikojnë hajnat e fëlliqtë të opozitës , forcohen pushtetarët
Kur kritikojnë hajnat e fëlliqtë të opozitës , forcohen pushtetarët

Faik Krasniqi

  • 10 July 2021 - 08:50

 Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

 Sa herë që kritikojnë hajnat e opozitës pushtetin e sotëm, aq më shumë e rrisin partinë në pushtet. E vetmja mënyrë për ta mposhtur pushtetin është ta mbyllin gojën, sepse popullin e irritojnë aq më shumë kur e dimë çfarë i kanë bërë këtij vendi për më shumë se dy dekada. Edhe në sandviçë kanë vjedh. Hajna të fëlliqtë.

 

Pushtetin e sotëm për gabimet qe i bëjnë duhet ta kritikojnë votuesit e saj, sepse në zgjedhje janë ata që i ndëshkojnë. Pajtohem me të gjitha shkarkimet e bordeve për shkak të keqpërdorimeve të vazhdueshme prej përfundimit të luftës, edhe pse në çdo bord ka pasur të ndershëm, por me vjen çudi heshtja e njerëzve të ndershëm kur kanë parë gjithë ato keqpërdorime. Por kjo gjë nuk duhet të mjaftohet vetëm me shkarkime. Të gjithë ata që kanë keqpërdorur duhet të marrin dënimin e merituar. Kjo gjë duhet të vlej prej përfundimit të luftës e këndej. Është e rëndë dhe inat të shohësh njerëz që kanë bërë pasuri dhe bëjnë lukse me paratë tona. Përndryshe këto shkarkime nuk janë asgjë! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".