Asociacioni i Komunave, pasqyrë e dështimit të tri mandateve të kaluara të qeverisjes

Asociacioni i Komunave, pasqyrë e dështimit të tri mandateve të kaluara të qeverisjes
Asociacioni i Komunave, pasqyrë e dështimit të tri mandateve të kaluara të qeverisjes

Hajrullah Tërnava

  • 10 korrik 2021 - 08:56

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Jo rastësisht tani është duke i kushtuar Qeverisë Kurti, loja dhe hamendja e mos veprimi i qeverive të kaluara, Thaçi, 2, Mustafa dhe Haradinaj, me Asociacionin, të cilat nuk patën guxim dhe kurajë që të veprojnë e ta ndërtojnë statusin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, as në harmoni me konstatimet e nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por e zvarritën atë pafundësisht, për të qenë tani më pjesë integrale dhe e pa shmangshme dialogut me Serbinë̈ për marrëveshjen finale, e që pikërisht kjo çështje po e bllokon procesin.

Në sistemet politike pluraliste shumë partiake, ekziston demokracia politike që në të gjitha rastet në zgjedhje populli i zgjedh prijësit e vetë si dhe qeverinë, prandaj gjithnjë në çdo qeverisje duhen pushtetarët të punojnë për të mirën e vendit dhe të popullit, dhe ti kryejnë obligimet që i kanë ndaj shtetit dhe popullit që ata përfaqësues populli që i ka zgjedhur me i përfaqësua, jo vetëm që duhet të punojnë për të mirën e popullit por edhe për të mirën e vendit, të pasardhësve qeveritar të tyre.

Nëse garnitura në pushtet nuk i kryen punët ligjore të tyre të përditshme ashtu si e parashohin ligjet dhe kushtetuta, qeveritë në ardhje mundë ta kenë shumë më vështirë deri ti luftojnë ato të këqija që iu kanë lënë ata të mëparshmit. Të gjithë diplomatët ndërkombëtar që po e trajtojnë këtë çështje kanë deklaruar se Kosova duhet ta bëjë asociacionin vetëm në bazë të zgjidhjes së lejuar me kushtetutën e Kosovës, dhe jo përtej saj që shkon në dëm të interesit të shtetit. Këtë fakt e ka potencuar edhe Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathev Palmer, i cili ka thënë̈ se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë atë, sepse ekzistojnë mekanizma përmes të cilave Kosova mund të zgjidhë këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vetë.

Po të njëjtën ditë, Bashkimi Evropian ka thënë se pret që Kosova të dalë me propozimin se si të zbatohet Marrëveshja për Asociacionin, pasi me një vendim të kuvendit, ajo e ka marrë përsipër këtë obligim ndërkombëtar. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Në vitin 2015, sërish është arritur një marrëveshje shtesë lidhur me formimin e Asociacionin, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vlerësuar që shumë pika të kësaj marrëveshje nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e vendit.

Gjithsesi se tash është duke e paguar Qeveria Kurti çmimin e dështimit dhe mos veprimit të tre mandateve të kaluara qeverisëse, që e mbajtën pezull këtë marrëveshje dhe nuk ofruan dokumentin e tyre për asociacionin, bazuar në gjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të zhveshur nga kompetencat ekzekutive. Prandaj marrë në tërësi këtë, elektorati duhet ta kanë parasysh se kënd po e zgjedh si përfaqësues të qytetarëve të shtetit të tyre, qoftë Kryetar shteti, Kryeministër, Krye parlamentar, Ministra etj, dha ta kenë parasysh pastërtinë e tyre si atë morale, materialo politike, shkollimin dhe aftësitë e tyre kontribut dhënëse si dëshmi për të kaluarën e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".