EULEX-i ka dështuar për ta ndërtuar sistem juridik të drejtë ligjor në Kosovë

EULEX-i ka dështuar për ta ndërtuar sistem juridik të drejtë ligjor në Kosovë
EULEX-i ka dështuar për ta ndërtuar sistem juridik të drejtë ligjor në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 14 July 2021 - 18:34

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

 EULEX nuk ka ardhur në Kosovë për të rregulluar skenën politike. Ai nuk ka dhe nuk kishte kompetenca për të hequr nga skena disa "peshqi të mëdhenj". Skenën politike në Kosovë  e përcaktojnë zgjedhjet me votat e qytetareve të Kosovës. Ky mekanizëm evropian ka qenë dhe është në Kosovë për të ndërtuar sistem juridik të drejte dhe me ligj. Fillimisht kishte kompetenca të gjëra. Dhe, në këtë drejtim ka dështuar ky mision evropian në Kosovë. Këtë më së miri e dinë z. Simmons, sepse ishte në krye të Asamblesë gjyqësore të EULEX-t në Republikë.

 

 

E keqja e misionit EULEX  në Kosovë që në fillim ishte  se  ky emision devijojë nga detyra e vetë dhe pothuajse dështoj në tërësi si sistem menaxhues. Nuk e luftoje kriminalitetit e dhunën shfarosëse të bërë në Kosovë nga forcat serbe. Asnjë kriminel serb nuk e futi në përgjegjësi. Në fakt edhe nuk kemi raste. I futi në procedurë disa grupe si ai i Kleçkës, i Drenicës etj., dhe natyrisht nuk kishte prova. E megjithatë dha dënime. Kjo vjen nga fakti se u mbështet në propagandën  shoviniste serbe dhe si propagandë nuk i shërbeu këtij mekanizmi në nxjerrjen e provave dhe në dënimet e të paditurve për vepra penale në lufte dhe pas luftës. Mirëpo, dështimi kryesor qëndron në ndërtimin e sistemit prokurorialo-gjyqësor në Kosovë. Nën ombrellën e informacioneve serbe mbi këta u vendosën prokurore dhe gjyqtar të ish sistemit serbo-jugosllav. Si të tillë ata e degjeneruan këtë fushë të sistemit juridik dhe  shteti ligjor dështoj me të madhe. Është e domosdoshme që çështja të kalohet në Kuvend dhe aty të shqyrtohet puna e këtij mekanizmi. Natyrisht se asgjë nuk mundë të bëhet kundër këtij misioni, përveç të rehabilitimit të të persekutuarëve nga UNMIK e EULEX.  Dhe, në anën tjetër, ky është shembull, se si dhe pse Kosovës i duhet VETTING-u sa më parë. Vetëm me atë mjet, Ligji mbi spastrimi  e sistemit juridik të drejtësisë, ky sistem juridik i ndarjes së drejtësisë në Republikën e Kosovës do të  rimëkëmbet pasi që është tërësisht i dëmtuar nga ana e UNMIK-te dhe e EULEX-t, dhe vetëm duke filluar nga zero përmes procesit VETING  mund dhe duhet të shërohet.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".