Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të filloj menjëherë ta heton Shpend Ahmetin për shkeljet kriminale të ligjit

Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të filloj menjëherë ta heton Shpend Ahmetin për shkeljet kriminale të ligjit
Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të filloj menjëherë ta heton Shpend Ahmetin për shkeljet kriminale të ligjit

Dardan Grapci

  • 14 July 2021 - 07:23

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Të gjithë jemi në dijeni që Shpend Ahmeti që nga marrja e mandatit të pare si Kryetar i Prishtinës ka bërë shkelje ligjore, duke filluar nga tenderi me kifle dhe qumësht për shkollat fillore nga klasa e parë deri në të katërtën, ku shumë prindër janë ankuar që qumështi ka qenë ma afat të skaduar dhe kiflet kanë qenë të mykura apo të skaduara e bajate. Abuzimi dhe zhvatja ka ndodhur edhe me tenderin 100 mijë ero për përfaqësim ligjor kurse mega krimi i madh po ndodhe me shpëlarjen e parave të pista të krimit të organizuar në fushën e ndërtimeve.



Kuptohet që Shpend Ahmeti do të vazhdon të bënë edhe shkelje tjera ligjore në të cilat do të ketë përfitim marramendës dhe ilegal. Këto tenderë me shuma të mëdha siç është ky për përfaqësime ligjore nga avokatura ISTREFI shpk është me të vërtetë për të ardhur keq, se si disa avokat bien në grackë të disa pushtetarëve siç është Shpend Ahmeti për një shumë që ndoshta për ta është e mirë se e ardhur, por nga ana tjetër shkelje ligjore dhe penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës duhet menjëherë të filloj ta hetoj Shpend Ahmetin për këto shkelje kriminale që po i bënë, sepse Kryetari i Prishtinës jo vetëm që po i bënë dëm vetës, por edhe Prishtinës dhe qytetarëve të saj. Nuk e di pse kanë frikë asamblistit e komunës së Prishtinës të ballafaqohen me Shpend Ahmetin, ata duhet të jenë zëri i popullit, e jo të heshtin karshi këtyre veprimeve dhe shkeljeve kriminale që po i bënë Shpendi. Kuvendi i Komunës së Prishtinës është dashur të bëjë çmos për ta larguar nga pushteti kriminal Shpend Ahmetin dhe mos ta lejojnë që të vazhdon ky me këto shkelje edhe me tutje, por nuk e kanë bërë këtë dhe mandati i tij tani duket se po vazhdon deri në fund, pasi zgjedhjet janë shpallur për tetorin e këtij viti.

Pra është një fatkeqësi e madhe që po lejohet ta shfrytëzon Shpend Ahmeti, secilën mundësi, edhe atë më minimale, që duke abuzuar me ligjin, ta përfundon këtë mandat për përfitime personale përmes rrugëve e mënyrave Kriminale, para të cilave po heshtë drejtësia.

Tani duhet të shtrohet edhe pyetja se për se nuk reagon Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat tjerë shtetëror “Antikrim e anti-korrupsion” e sidomos prokurori special Milot Krasniqi, prokuror i çështjeve të këtij grupi dhe sidomos Kryeprokurori special i Prokurorisë Speciale Blerim Isufi, ku të dy bashkë po bëjnë gjumin në dosjet kriminale të Shpend Ahmetit , Dardan Sejdiut , Ardian Ollurit , Genc Bashotes dhe grupit të tij kriminal , ngase në sirtarët e tyre po i mbajnë disa dhjetëra kallëzime penale për korrupsion e krim të organizuar të ushtruar që nga viti 2016 dhe në fakt për 5 vite rresht po ua bëjnë avokatinë kriminale nga zyrat e shtetit në PSRK në vend që t’i hetojnë dhe t’i detyrojnë të përballen me drejtësinë në gjykatat e Republikës së Kosovës, duke u ngritur aktakuzat penale për korrupsion e krim të organizuar në Komunën e Prishtinës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".