KPK-ja dhe KGJ-ja me veprime të koordinuara, për ta penguar zbatimin e shpejtë të VETTING-ut 

KPK-ja dhe KGJ-ja me veprime të koordinuara, për ta penguar zbatimin e shpejtë të VETTING-ut 
KPK-ja dhe KGJ-ja me veprime të koordinuara, për ta penguar zbatimin e shpejtë të VETTING-ut 

Muhamet Kelmendi

  • 16 July 2021 - 08:05

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

KPK dhe KGJK nuk po e dëshirojnë VETTING-un. Shkaqet janë shumë të qarta. Ata kanë frikë se ligji i tillë i kapë ata dhe pas tyre edhe të tjerët në sistem. Dhe, natyrisht se VETTING do të përfshij tërë sistemin.

Në kuadër të veprimtarisë për ndërtimin sistemit të drejtësisë në baza ligjore ka vështirësi të nduarduarshme dhe shumë të ashpra. Në këtë anë janë disa faktor që po vështirësojnë spastrimin e sistemit. Natyrisht se baza kryesore është kuadri i punësuar në këtë sistem dhe politika e sistemi ekonomik privat, që po e vështirësojnë nxjerrjen e ligjeve dhe të fillimin të zbatimit të masave juridike në sistem. Vështirësitë e tilla po vërehen shumë.

Nxjerrja e ligjeve konkrete me Ligjin mbi VETTING po ka ngadalësim. KGJK dhe KPK me lidhjet e forta që i kanë me politiken dhe me ekonominë private po ndikojnë dukshëm që VETTING-u të ngadalësohet. Ende nuk e kemi një projekt të VETTING-ut. KPK dhe KGJK nuk po e dëshirojnë VETTING-un. Shkaqet janë shumë të qarta. Ata kanë frikë se ligji i tillë i kapë ata dhe pas tyre edhe të tjerët në sistem. Dhe, natyrisht se VETTING do të përfshij tërë sistemin. Me siguri se ai do të kalon edhe në polici dhe në administratë. Por, fillimisht ka nevojë drejtësia për VETTING.

E këtu duhet thënë qartë. VETTING-u duhet ti ketë disa baza mbi të cilat ndërtohet. Konkretisht:

1. Profesionalizmin në sistem,

2. Gjendjen morale dhe ekonomike  të të punësuarave,

3. Azhuriteti në aktivitete të punës,

4. E kaluara e tyre profesionale dhe

5. Pavarësia e të punësuarave në sistem nga politika dhe nga grupet e ndryshme të ekonomike private. VETTING-u me futjen me zbatim të këtyre kushteve ndikon dukshëm në ndërtimin de-jure të sistemin të drejtësisë në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".