Të "fortit e politikës" kriminale, të zhvishen urgjentisht nga privilegjet diplomatike

Të

Gani Qarri

  • 19 July 2021 - 07:26

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Duke u nisur nga fakti që ministrja Gërvalla, qysh në fillim të marrjes së detyrës, ka deklaruar, se një nga hapat e parë për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, do të jetë reformimi i misionit diplomatik të saj, të dëmtuar rëndë nga qeveritë e kaluara, ajo do të jetë në gjendje dhe ketë guximin që pas vendimit për shkarkim të ambasadorëve politik të emëruar mandatet e kaluara nga koalicioni PAN, t’ua heq edhe Pasaportat Diplomatike banditëve të ish pushtetit kriminal.

Ish-pushtetarët, të fortit e politikës në mandatet e kaluara të qeverisjes më se dy dekada me radhë, e kanë shkatërruar tërësisht imazhin ndërkombëtar të Kosovës, duke bërë që shkaku i tyre, Republika e Kosovës, të mos merret më seriozisht dhe as të trajtohet si shtet i njëmendtë nga shumica e vendeve të botës në gjithë globin tokësor. Për aq më tepër, përveç fatkeqësisë që pushtetarët e inkriminuar, shkuan deri atje sa të nënshkruajnë kundërligjshëm edhe asociacionin një etnik serb, shitën dhjetëra mijëra hektar tokë, shteteve hegjemoniste fqinje dhe kërkuan edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës duke pezulluar edhe kushtetutshmërinë e saj si një vendi sovran, dhe kthyer Kosovën në shtet eksperimental, të inkriminuarit dhe të ashtuquajturit të fortit e politikës, pas përfundimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, nuk duhet të lejohen të jetojnë tanimë edhe si uzurpator dhe të mbajnë, shfrytëzojnë e abuzojnë me dokumentet diplomatike që atyre u sigurojnë benefite për lëvizje të pakufizuar jashtë vendit, madje duke mbajtur edhe veturat private me tabela zyrtare diplomatike, gjë që është kundër të gjitha ligjeve në fuqi.

Ndaj në mënyrë që përfundimisht të eliminohet përsëritja e gabimeve të qeverive të mëparshme, zotimi i zonjës Gërvalla ka qenë i prerë se ajo gjithmonë do ti përfaqësojë vetëm interesat e shtetit të Kosovës dhe nuk do të tolerojë keqpërdorime të llojit të ish pushtetarëve dhe ministrave të inkriminuar në qeveritë e kaluara, ndaj ajo dhe do gjejë mënyra, instrumente e fuqi që edhe të inkriminuarit dhe të ashtuquajturit të "fortit e politikës", pas përfundimit të mandatit ti nënshtrohen ligjit dhe të mos guxojnë më të posedojnë, shfrytëzojnë apo abuzojnë me dokumentet zyrtare të shtetit të Kosovës, vetura me tabela diplomatike, as aventura tjera të cilit do lloji, që atyre edhe pas shkarkimit nga detyra, u krijojnë kundërligjshëm, benefite në dëm të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".