
Lexoni edhe:
Ilir Ferati, kandidat i LDK-së për kryetar të Istogut
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Të gjitha raportet e auditimit të shpenzimeve financiare, të buxhetit të planifikuar dhe kontratave të realizuara duhet që sa më shpejtë të dërgohen ne Prokurorinë e Shtetit dhe në Inteligjencën financiare të Kosovës për tu hetuar të gjithë dikasteret ministrore të të dy mandateve të kaluara, sepse nuk po kalon gati as një raport i vetëm në të cilin nuk po zbulohej anashkalime serioze të qëllimshme të ligjit dhe abuzim me ligjin, me shpenzimet e buxhetit.
Ilir Ferati, kandidat i LDK-së për kryetar të IstogutLexoni edhe:
Që prej se është themeluar dhe po vepron Zyra e Auditorit Kombëtar të Kosovës, pothuajse në të gjitha raportet e deritanishme të bëra publike, lidhur me të gjeturat nëpër institucionet e shtetit, për shpenzimet e buxhetit, janë konstatuar, devijime abuzime shkelje të rendë të ligjit, por askush nuk ka shkuar në përgjegjësi përveç se është bërë një konstatim i gjendjes dhe verifikim. Gjatë dy mandateve te kaluara te cilët nuk u arritën te diskutohen nga Kuvendi i Kosovës. Vetëm duke u hetuar këto raporte mund të zbulojnë se si ish qeveritarët, ministrat, kryeministrat, zëvendësit dhe sekretarët e emëruar nga ana e tyre, deri edhe disa deputet të mandateve të kaluara, kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.
Prandaj ky hetim duhet të filloj nga çdo ministri që të parandalohet në të ardhmen abuzimi me buxhetin shtetëror nga grupet e mafio-politikes. Pas hetimit të detajuar dhe në bazë të fakteve e të provave, të gjithë ata të cilët shpallen fajtor duhet urgjentisht t’ju ndalohet mandati politik dhe të arrestohen sipas ligjit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".