Dëmet nga sistemi i kapur i drejtësisë janë shumë të mëdha!

Dëmet nga sistemi i kapur i drejtësisë janë shumë të mëdha!
Dëmet nga sistemi i kapur i drejtësisë janë shumë të mëdha!

Muhamet Kelmendi

  • 24 July 2021 - 09:07

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Sistemin gjyqësor në Kosovë është në një gjendje shumë të rende. Lëndët janë grumbulluar dhe zgjidhja e tyre është tepër e vështirësuar. Bartja e lëndëve nga vitet e mëparshme i kushton vendit me miliona euro, mbase edhe i tejkalon shumën e qindra milionëve. Sidomos lëndët në fushën civile bartin shuma të larta të dëmit për palët që presin zgjidhjen e tyre. Mirëpo, as lëndët në fushën penale nuk janë pa dëme.

Në fushën civile, lëndët ë grumbulluara nëpër gjykata që po presin me vite të tëra pa zgjidhje, janë kryesisht lëndët nga prona dhe pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme. Aty edhe hyjnë dëmet e ndryshme. Këto shkojnë me një kosto prej qindra miliona euro, e qindra miliona. Dëmi që vjen nga fusha penale është i dyfishtë. 1. Koha në arrest ka shumë shpenzime; 2. Tej zgjatja e procedurave pa prova dhe dëshmi konkrete. Në kuadër të kësaj janë disa shkaqe që duhet përmendur: pse po ndodhë një gjendje e tillë?

Së pari është vartësia nga grupet informale të interesit nga fusha politike, juridike dhe ekonomike. Së dyti, procedurat e dy e trefishuara që i jepen një lënde, sepse zgjidhen jo drejte dhe në kundërshtim me ligjin, dhe së treti, është kuadri i dobët, frikacak dhe jo profesional e i varur në fushën tillë të sistemit. Gjendja e tillë shërohet. Mirëpo kjo kërkon intervenim të ashpër. Ajo duhet të filloj nga KGJK dhe nga KPK dhe të kaloj te prokuroritë dhe te gjykatat, në të gjitha nivelet. Ky intervenim duhet të bëhet mbi bazën e një VETTING-u që ndikon në profesionalizim e sistemit dhe në pavarësi të të gjithë strukturës së drejtësisë. Pra kjo arrihet vetëm me VETTING.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".