Me anulimin e taksës së hajnisë, Qeveria Kurti para një provim të madh

Me anulimin e taksës së hajnisë, Qeveria Kurti para një provim të madh
Me anulimin e taksës së hajnisë, Qeveria Kurti para një provim të madh

Faik Krasniqi

  • 25 July 2021 - 09:02

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

Përveç aferave të shumta korruptive nga qeveritë e kaluara, ata vendosnin edhe taksa pa lidhje. Taksa për të zhvatur akoma më shumë qytetarët, për t'u dhënë para kompanive të afërta me ta. Edhe Qeveria e tanishme e provoi me një taksë të tillë pa lidhje prej 4.90 euro. Një taksë po ashtu hajnie. Një gjë e tillë as që është dashur të mendohet, e lëre me vendosët.

 

Kjo Qeveri ka ardhur me premtimin që do të jenë ndryshe. Nuk do jenë si ata. Në shume gjëra të ngjasojnë me qeveritë e mëhershme. Për shumë premtime që janë urgjente nuk veprojnë, por për t'u harruar ato premtime i zbatojnë disa gjëra që mund të presin. Në rastin e kësaj takse presioni publik pati sukses. Taksa u anulua. Në këtë mënyrë edukohet pushteti, dhe nuk lejohet që të vazhdojnë rrugën e qeverive të kaluara. Por kryeministri Kurti nuk duhet ta lë me kaq nëse nuk ka qenë edhe ai në dijeni. Përndryshe nuk shoh asnjë ndryshim me qeveritë e kaluara, pavarësisht që e anuluan këtë taksë. Kam frikë që pas zgjedhjeve lokale prapë do ta vënë, sepse aty thuhej që është anuluar përkohësisht. Më shumë ka qenë nga frika e ndëshkimit në zgjedhjet lokale. Kam thënë që zgjedhjet lokale do të jenë test për Qeverinë Kurti. Nëse marrin rezultat jo të kënaqshëm, është sinjal që nuk janë duke punuar mirë, që qytetaret nuk janë të kënaqur.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".