Të arrestohen urgjentisht falsifikatorët e tenderit 8 milionësh për ushqimin e FSK-së

Të arrestohen urgjentisht falsifikatorët e tenderit 8 milionësh për ushqimin e FSK-së
Të arrestohen urgjentisht falsifikatorët e tenderit 8 milionësh për ushqimin e FSK-së

Dardan Grapci

  • 26 July 2021 - 07:32

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Kompanisë - "Beni Dona Plast" duhet menjëherë ti hiqet e drejta ligjore për furnizimin e FSK-s me ushqim, për shkak të aferës me korrupsion dhe falsifikim të dokumentacioneve që kërkoheshin për plotësimin e kritereve dhe standardeve specifike për furnizim me ushqim të ushtrisë së Kosovës-FSK-së anulohet tenderi dhe të shpallet tender i ri me mbikëqyrje të veçantë nga ekspertët profesional e ligjor.

Prokuroria e Kosovës po sfidohet çdo ditë me kritika dhe akuza të ndryshme, për amnisti dhe mos hetim e mos luftim të dukurive korruptive, rasteve konkrete me prova. Një skandal i tillë po del të jetë edhe tek tenderi i shumë përfolur për ushqimin e FSK-së, që po del të jetë kjo mega aferë e madhe korruptive që ka të bëjë me falsifikimin e dosjeve të kontratës së nënshkruar në vlerë mbi 8 milionë euro për ushqim të ushtarëve të FSK-së.

Ka ardhur momenti që këtë përgjegjësi të hetimit ta merr vetë në dorë FSK-ja, ta refuzon furnizimin nga kompania falsifikatorë, duke e ditur që ata kanë qenë duke u furnizuar me ushqim nga kjo kompani e korruptuar. Prandaj mendoj që FSK-ja duhet ta gjej një kompani e cila është më e lirë ose le të bën kontratë me ndonjë depo vendore të ushqimit që shesin me shumicë dhe pakicë, duke aktivizuar kështu kapacitetet e veta profesionale ushtarake për përgatitje dhe servim të ushqimit, sipas metodologjisë ushtarake të vendeve të tjera, derisa të bëhet një zgjidhje e drejtë ligjore dhe e qëndrueshme.

Ky skandal nuk duhet të anashkalohet në asnjë mënyrë, dhe FSK-ja në bashkëpunim me OSHP-në duhet ta hetojnë thellë këtë afër aferë korruptive që e ka bërë kompania kompania "Beni Dona Plast" e për të cilën përsëri është aktivizuar Prokurorija komunale e Prishtinës.

Bëhet fjalë për tenderin 8 milionësh që nuk janë pak, prandaj pronari i kësaj kompanie duhet menjëherë të arrestohet, së pari për falsifikim të dokumentacioneve dhe e dyta për mashtrim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".