Populli e ka edhe një shans të radhës, ndëshkim akoma më të fuqishëm të politikës së kriminalizuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Populli e ka edhe një shans të radhës, ndëshkim akoma më të fuqishëm të politikës së kriminalizuar  në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Gani Qarri

  • 30 July 2021 - 13:26

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Edhe kësaj radhe fuqia e votës popullore definitivisht do t’ua tregoje se ku e kanë vendin partitë e kriminalizuara, të cilat për 20 vite me qeverisjet e tyre puro-hajduteske, që nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja&PSD-ja, me veprat e tyre kriminale izoluan vendin nga gjithë bota dhe quan shtetin e Kosovës, në prag të shkatërrimit dhe ndarjes përfundimtare, vetëm për ti kënaqur interesat e Serbisë!!!

-Duke parë sjelljet banditeske të opozitës aktuale, zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vjen, janë rasti më i mirë dhe mundësia më e volitshme, për ta përmbysur qeverisjen e korruptuar dhe liruar qytetarët, përfundimisht nga korrupsioni e kriminaliteti mbi 20 vjeçar i partive të kriminalizuara edhe në nivelin lokal, në te gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Madje atë mundësisht, në masë dhe përqindje të njëjtë edhe kësaj radhe, ashtu siç që u veprua edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit në nivelin qendror, në mënyrë që numri i mini-partive të inkriminuara deri në palcë, të cilat ekzistojnë kot së koti, dhe rëndojnë buxhetin e Kosovës, pa pas nevojë fare për to, të largohen përgjithmonë me votën e lirë të elektoratit, nga skena e kontaminuar politike, prej tyre! Për aq më tepër, fillimi i zgjimit të hershëm të interesimit, për të votuar me numër kaq të madh edhe nga diaspora, është edhe një garanti më tepër , për ndryshime të fuqishme edhe nëpër komunat e Kosovës, të cilat do të ndikojnë shumë, për rezultatin e votimit edhe në këto zgjedhje që po vijnë me të shpejtë.

Kështu që , duke parë interesimin e madh të mërgimtarëve për të votuar dhe interesimin e tyre për ti rrëzuar të inkriminuarit nga pushteti i pamerituar, për aplikimin e mërgimtarëve është caktuar periudha 40 ditore, nga 10 korrik deri më 18 gusht, në mënyrë që shtetasit e Kosovës me të drejtë vote të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës të mund të aplikojnë, me kohë për regjistrim dhe votim përmes postës. Ndaj përmes frymës së krijuar nga vet populli i Kosovës me VOTËN e madhe mbi 60%, zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte 2021, kundër korrupsionit galopant dhe thellimit të krimit të organizuar në vend, do të jenë edhe një shans tjetër i fortë goditës kundër partive të inkriminuara, për një deklasim total të tyre edhe në nivelin lokal, si dhe pensionimin e domosdoshëm e të pakthyeshëm KUNDËR kastës së vjetër kriminale-politike të deformuar kriminalisht dhe të korruptuar maksimalisht, e cila kaste e degjeneruar nga frika e mesazhit që ka marr në zgjedhjet e 14 shkurtit, është nisur në fushatë të parakohshme zgjedhore për komunalet që mbahen më 17 Tetor. Dhe sikur mos të mjaftonte as kjo, ato akoma pa u shpallur fillimi i fushatës, nga KQZ, ka nisur të insistohet me forcë dhe në mënyrë kontinuitive prej tyre, për pengimin e rivendosjes së rendit e të ligjit, duke kundërshtuar hapur edhe rregulloret për zgjedhjet lokale!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".