Çelësi për anëtarësimin e Serbisë në BE është në dorën e Qeverisë së Kosovës

Çelësi për anëtarësimin e Serbisë në BE është në dorën e Qeverisë së Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 31 July 2021 - 09:10

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Ternava

Raundi i fundit i bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u zhvillua më 19 korrik në Bruksel, takim në të cilin kryeministri i Kosovës ja ka rikujtuar palës serbe të gjitha krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë historisë, deri në shpalljen e pavarësisë, që duhet detyrimisht të njihet Kosova dhe pa kushte nga Serbia dhe njëkohshëm të pranohet edhe përgjegjësia për të gjitha krimet e luftës ndaj Kosovës.

Kjo qeveri e Kosovës, që po bisedon me qeverinë e Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, si qëllim të vetmin që është njohja reciproke, dhe me një qëndrim të tillë të tanishëm sikur që Kryeministri Kurti po i zhvillon këto biseda, është tregua mjaft stabile dhe i ka shtangur politikanët serbë, sepse e ka të qartë qëndrimin e formuluar, vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës, e jo si ata të mëparshmit që donin t’ia falnin veriun me katër komuna Serbisë. Qëndrimi i Kurtit i ka gozhdua serbët e sidomos që ua ka përmend gjenocidin e viteve 1878,1912,1999, prandaj tani Vuçiq dhe të tjerët e kanë kuptua dhe po shprehen se me ata të mëparshmit, sikur me Thaçin, Haradinaj e Isa Mustafën ishin afër marrëveshjeve duke përfituar edhe kompensimet territoriale që i kërkonin serbët nga ta.

Prandaj edhe deklarata e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, ishte një mesazh indirekt për institucionet e Kosovës, që të mos bëjnë e as të nxitohen në kompromis me Serbinë̈ në dialogun në vazhdim pasi që sipas tij është absolutisht në interes të shtetit serb për të tejkaluar bllokadën dhe arritur pajtimin me Kosovën, pasi që Serbia është në proces të anëtarësimit në BE- kurse vetëm marrëveshja korrekte me Kosovën do të jetë “çelësi” që hapë derën e BE-së për anëtarësim të Serbisë. Ambasadori Fabrizi jua ka bërë me dije autoriteteve serbe se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës është një element kyç̧ për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rikujtuar se rundi i fundit i dialogut mund të ketë qenë më i vështiri nga të vështirët, por është e domosdoshme që të dyja palët t’i përkushtohen atij.

Prandaj ai ka thënë se dialogu është një element kyç̧ për stabilitetin rajonal dhe pranimin e Serbisë në BE. Ai ka shtuar se ka interes të madh që dialogu të ketë sukses, se BE-ja po bën të pamundurën për këtë. Fabrizi ka rikujtuar se pakoja e kushteve që Brukseli ia ka vënë Serbisë për anëtarësim në BE, janë konstante dhe nuk ndryshojnë, dhe se pikë e parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut me Kosovën.

Fabrizio qartë e ka thënë se dihet se për çfarë bëhet fjalë – dialogu me Prishtinën, sundimi i ligjit, reformat ekonomike, prokurimi publik, subvencionet, ndihma shtetërore janë gjëra për të cilat duhet të punohet. Prandaj ky është një indikator që duhet ta përdorë me mjeshtri pala Kosovare që të mos i përsëris gabimet e kaluara sikur në mandatin e Hashim Thaçit, për kompromise të dëmshme dhe vrapim për marrëveshje të shpejtë, pasi që këto kompromise duhet të bëhen nga pala serbe e cila tashmë i ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në BE, kurse pala Kosovare është akoma larg këtij procesi, madje edhe pa liberalizim të vizave.

Edhe në bisedimet e ardhshme duhet të qëndrojnë në këto pozicione të bisedimeve sikur deri më tani, e sidomos Kurti tua përkujtoj edhe ndërkombëtarëve si dhe Vuçiqit se Serbia po e përdorë mënyrën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, dhe shlyerjeve të tyre si banorëve të atyre vendeve të banuara në komuna me shumica shqiptare, prandaj kjo praktikë e detyron edhe qeverinë e Kosovës si mënyrë të reciprocitetit të veproj edhe me serbët në komuna ku janë ata shumice, prandaj serbët duhen ta ndalin atë mënyrë dhe të gjitha ato shlyerje dhe pasivizime që i kanë bërë ti kthejnë në gjendjen e mëparshme, sepse ata njerëz kanë pasuri të ndryshme nëpër ato vende, e sidomos pasuri të patundshme, prandaj me një qëndrim stoik kjo qeveri do të duhet të tregohet e barabartë në bisedime. Aq më tepër kur tash edhe ndërkombëtarët e kanë të qartë se ne jemi pala e dëmtuar në luftën e fundit si dhe ato të mëparshmet që i ka bërë Serbia ndaj popullit shqiptar dhe viseve tona.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".