
Lexoni edhe:
Xhelal Sveçla tregon për gjendjen me zjarret në malet e Rugovës
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Me miratimin e ligjit për VETTING asnjë abuzues i ligjit në sistemin ë drejtësisë dhe institucionet tjera publike e politike, nuk duhet lejuar që të mbetet i lirë. Të gjithë ata zyrtar politik, gjyqësor, avokat, polic etj, të cilët kanë vepra kriminale dhe të cilët janë dhe kanë qenë të korruptuar do të duhet të arrestohen.
Xhelal Sveçla tregon për gjendjen me zjarret në malet e Rugovës Lexoni edhe:
Prokuroria Speciale e Kosovës në vjeshte ka për të pasur shumë punë, duke ia filluar me vetëpastrimin nga vetë ky institucion e deri tek ata të cilët janë në listë të zezë nga shteti Kosovës, siç janë : të korruptuarit, trafikantët e drogës dhe vajzave për prostitucion, trafikantet ilegal të veturave, e deri te koka e politikanëve të lidhur me krimin në majat e pushtetit, qoftë të ish pushtetit të kaluar apo edhe këtij të tanishmit nëse zbulohen të tillët. Prandaj mendoj që do të ishte më mirë që shteti të intervenon sa më shpejtë për ti arrestuar shumicën nga ata persona kryesor që ju kanë prirë lidhjeve të krimit të organizuar e korrupsionit nëpër institucione, e mos të presin deri në vjeshtë, sepse kush e di se çka do të ndodhë deri atëherë, dikush do të merr informata se është kandidat potencial për hetim dhe arrestim prandaj do të ikën jashtë shtetit për strehim. Duhet të merren ne pyetje të gjithë bashkëpunëtorët, familjarët, shoqëria e ngushtë dhe e gjerë e deri tek personi i fundit, mos të lihet asnjë gurë pa u lëvizur nga vendi, sepse vetëm në këtë mënyrë drejtësia do të triumfojë.
Shkrimet në këtë rubrika nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".