Ushtria e Kosovës nuk duhet të vidhet, duhet të armatoset

Ushtria e Kosovës nuk duhet të vidhet, duhet të armatoset
Ushtria e Kosovës nuk duhet të vidhet, duhet të armatoset

Muhamet Kelmendi

  • 03 August 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Tashmë është e pabesueshme se si po zhvaten mjetet e taksapagueseve nga ana e të punësuarave në çdo sektor. Është shumë e rëndë kur shihet se si mjetet, edhe ashtu të pakta për FSK-në, po keqpërdoren. Madje edhe me racione të ushqimit ditor në FSK.

- Mjetet që po ndahen nga buxheti i Kosovës nuk po i mbulojnë nevojat e FSK-së për të ndërtuar një sistem të aftë mbrojtës. Për atë qëllim kërkohen mjete të ndryshme, qoftë mjete tokësore e qoftë ajrore, në mënyrë që FSK të kryej detyrën. Armiqtë po furnizohen me armë. Serbia nuk armatoset për sorra dhe pëllumba. Armatosja e Serbisë bëhet kryesisht për ta ripushtuar me armë Kosovën. Kundër këtyre pretendimeve serbe kërkohet që FSK të jetë në lartësinë e detyrës luftarake. Sa është në gjendje FSK ta mbrojë Kosovën? Me armët që i ka FSK-ja nuk mendohet se mundë të mbrohet Kosova nga sulmet e jashtme! Pra, çfarë duhet bërë? FSK-ja kërkon mjete luftarake të domosdoshme për detyrën mbrojtëse.

Asaj i duhen mjetet kundër aviacionit serb, kundër artilerisë dhe mjeteve të blinduara serbe. E nëse vidhet edhe ushqim ku do arrihet?! Pse duhet bërë shpenzime mbi 2 milion Euro për ushqim.? Nuk e mendojnë ata njerëz detyrën që ka FSK dhe pozitën e Kosovës? Çfarë mundë të blihet me 2 a 3 milion euro? Rreziku është i lartë. Këtë duhet ta dije Ministri dhe Qeveria. Këtu duhet intervenim dhe masa konkrete. Çdo keqpërdorim në FSK duhet të dënohet rëndë e më rëndë. Armët nuk sigurohen lehtë. Këtë e kemi parë në luftën e UCK-së. Sa njerëz kanë rënë për armë? A nuk e kujtojnë këtë kompetentët në FSK dhe në ministrinë e Mbrojtjes! Tash është koha për veprim. Koha nuk pretë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".