Qeveria t’i drejtohet zyrtarisht Prokurorisë së shtetit për hetimin e grupit kriminal, si bashkëpunues me Dardan Nuhiun!

Qeveria t’i drejtohet zyrtarisht  Prokurorisë së shtetit për hetimin e grupit kriminal, si bashkëpunues me Dardan Nuhiun!
Qeveria t’i drejtohet zyrtarisht  Prokurorisë së shtetit për hetimin e grupit kriminal, si bashkëpunues me Dardan Nuhiun!

Skender Kapiti

  • 06 August 2021 - 16:00

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Mega skandalin të cilin e zbuloi media me anë të audio incizimeve që u publikuan prej saj, me implikimin e thellë në të, të Dardan Nuhiut, Drejtor i Njësisë së inteligjencës financiare në MEF, nuk është e mjaftueshme vetëm shkarkimi i Dardan Nuhiut nga pozita e Drejtorit të NJIF-it, por qeveria menjëherë duhej t’i drejtohen zyrtarisht Prokurorisë speciale , pra duhej që qeveria të dorëzonte pranë Prokurorisë kallëzim penal karshi tij dhe prokuroria duhej ta arrestonte atë pasi nuk ka rast më skandaloz por edhe të zënë gafil e me flagrancë.

-Kjo do të ishte edhe një provë për qeverinë KURTI, se sa ajo e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, kundër parasë së pistë dhe kundër mafies së ndërtimit. Apatia dhe neglizhenca e qeverisë ndaj rastit nuk e justifikon qeverinë me pretendimin se duhet të flasë vetëm drejtësia, por qeveria duhet të jetë shembulli më i mirë i denoncimeve të aferave të rënda kriminale e korruptive, pasi dhe kur dihet tashmë se Kosovën e ka kapur mafia politike e juridike e ish pushtetarëve të pushtetit të larguar me 14 Shkurt 2021 në aleancë me pushtetin korruptiv e kriminal vendor.

Ky rast skandaloz le të shërbejë edhe si nxitje tashmë, që qeveria Kurti dhe Parlamenti urgjentisht duhet që të miratojnë ligjin e VETING-ut në drejtësi i cili do të bënte edhe dekriminalizimin e tërë sistemit politiko-juridik e shoqëror në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".