Ish-agjenti i SHIK-ut, zbulon skemat e përgjimeve të shërbimeve të fshehta, edhe dosjet kriminale me Hashim Thaçin e Kadri Veselin!

Ish-agjenti i SHIK-ut, zbulon skemat e përgjimeve të shërbimeve të fshehta, edhe dosjet kriminale me Hashim Thaçin e Kadri Veselin!
Ish-agjenti i SHIK-ut, zbulon skemat e përgjimeve të shërbimeve të fshehta, edhe dosjet kriminale me Hashim Thaçin e Kadri Veselin!

Naim Miftari

  • 06 August 2021 - 16:06

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut

Dihet se disa përgjime i ka bërë edhe SHIK-u bashkë me disa prokurore e police të Klanit Pronto, ku këto përgjime kanë përfundua drejt ne duart te Thaçi, Veseli, Reqica dhe përmes këtyre përgjimeve që fatkeqësisht kanë qenë edhe të manipuluara ju kanë bërë DOSJE të kurdisura sidomos kundërshtarëve të tyre politik dhe konkurrentëve të brendshëm,por edhe njerëzve që ju kanë bërë konkurrencë në biznes dhe kontrabandë me naftë, cigare, drogë, kafe....shpesh herë kinse dosjet e verifikuara, në fakt të kurdisura, ju kanë dorëzuar shteteve të KUINTIT dhe shërbimeve të tyre sekrete e inteligjencës, prandaj e kanë kullotë Kosovën qe 20 vite duke e bërë pasurinë, ekonomine e Kosovës rrush e kumbulla ne vlera miliardshe!!! .

-Përgjimet në Kosovë , qe nga qershori-gushti i vitit 1999 e deri sot 2021 kurre nuk jen ndalur dhe nuk kanë përgjuar një shërbim apo një organizatë apo një shtet por kanë përgjuar me dhjetra shërbime sekrete, organizata, shtete, KFOR-i, prandaj edhe ishin përgjimet Pronto.

Tani përgjimet e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe politikanëve nuk janë risi fare. Edhe grupet kriminale e grupet që kryenin vrasje e trazira kanë qenë të përgjuara shumica, disa aktor kanë qenë të kujdesshëm, por shumica e aktorëve kanë ra, sikur që është edhe grupi i A- S, i vrarë nga policia edhe R-SH edhe F-E kur ishte arrestuar në Tiranë, ishte kapur dhe gjurmuar nga ndërkombëtarët ( shërbimi amerikan dhe britanez) të cilët kishin gjurmuar tre telefona të Vodafonit në Shqipëri dhe një numër të Kosovës, të bashkëshortes së F-E të cilës ju kishte përcjellë autobusi deri në Shqipëri nga ndërkombëtarët. Pra ka me dhjetëra mijëra e mijëra përgjime ku politikane, prokurore, hetues, gjyqtar e avokat kanë ra në provime nga përgjimet ndaj tyre...

Nuk përjashtohet fare mundësia që ndoshta disa nga të përgjuarit edhe të jenë shantazhuar sidomos nga UDB-ja, pastaj po flas për kohë të pas luftës, personalisht kam pare dhe kam dëgjuar qindra mijëra përgjime që i kanë bërë shtetet e ndryshme ndërkombëtare, sidomos perëndimore të cilat asnjëra palë nga këto shtete nuk e ka ngrehë çështjen në të njëjtin drejtim. Disa figura janë ruajtur por shumica kanë ra në përgjime . Edhe vjedhja e telefonit privat në shtëpinë e tij, të ruajtur 24 ore nga ana e policisë, të Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi ka të bëj me këto përgjime dhe me kompromitimin e drejtësisë. Një shembull si SH-S, një alamet prokurori i shtetit sekser i klanit Pronto nga Mitrovica të cilit shoqja i punon diku në gjykatë, është në një përgjim që e kam pare, por edhe e posedojmë me pase dëshirë. Ai e merr një qytetare femër nga zyra e vet duke i premtuar zgjidhjen dhe drejtësinë e një lende penale dhe sipas video përgjimit, por edhe bisedës, shkojnë në Hotel, restorant diku në hyrje të Vushtrrisë, (dihet dhe shihet ku) pastaj shkojnë me veture të prokurorit për Prishtine, ndalen në “Hotel Baci” te Rrethi me veturë të prokurorit, (dihet dhe shihen lloji dhe numri veturës) dhe ky alamet prokurori e lutë të shkojnë bashkë në Shqipëri dhe të bëjnë një vikend bashkë me qytetaren e Kosovës, pastaj ky prokuror do ta vendoste drejtësinë në vend.

Ky është vetem një rast nga mijëra të tillë. Dihet se disa përgjimet ne mase i ka bërë edhe SHIK-u ilegal bashk me disa prokurore e polic të Klanit Pronto, ku këto përgjime kanë përfundua drejt te duart e Thaçit, Veselit, Reqices dhe përmes këtyre përgjimeve që fatkeqësisht kanë qenë edhe të manipuluara ju kanë bërë DOSJE të kurdisura sidomos kundërshtarëve të tyre politike dhe konkurrentëve të brendshëm, por edhe njerëzve që ju kanë bërë konkurrencë në biznes dhe kontrabandë me naftë, cigare, drogë, kafe....shpesh herë kinse dosjet e verifikuara, në fakt të kurdisura, ju kanë dorëzuar shteteve të KUINTIT dhe shërbimeve të tyre sekrete e inteligjencës, prandaj e kanë kullotë Kosovën qe 20 vite duke e bërë pasurinë qindramilionshe, dhe krejt ekonomine e Kosovës rrush e kumbulla !.

Një dosje e tillë të Kuintit dhe ambasadave është dorëzuar nga shegertat e Hashim Thaçit, Veselit, Reçices, Grabovcit edhe ishte dosje 70 fletëshe pikërisht për mua autorin e shkrimit ,ehhh sa njeriun e kisha pas vra, sa naftën e sa armën e kisha pas kontrabaduar, sa dhunimin e kisha pas bërë, sa serbin e kisha pas vra në mars 2004, sa veturën e shumë vepra tjera...dhe vetëm një nga këto top informata të dërguara amerikanëve, britanikëve, gjermanëve ....

Sikur të ishte e vërtetë vetëm një gje , une Naim Miftari kurrë prej burgut s’isha dal më. Këta mafijashe, krimi i organizuar i Kosovës përmes manipulimeve me njerëzit e tyre në policinë, prokurorinë, gjyqësinë, AKI...kanë mbetur në këmbë dhe kanë mbetur në pushtet qe 20 vite, prandaj duhet të pastrohen me një “ RRAMETE”, me një fshesë gjigante të një VETING-u të përgjithshëm që e pastron shtetin nga sekserët e Krimit të organizuar dhe nga oligarkët e politikanëve të korruptuar të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".