Kuvendi dhe Qeveria duhet t'i ushtrojnë detyrat për mbrojtjen serioze të rendit dhe ligjin nga të tjerët!

Kuvendi dhe Qeveria duhet t'i ushtrojnë detyrat për mbrojtjen serioze të rendit dhe ligjin nga të tjerët!
Kuvendi dhe Qeveria duhet t'i ushtrojnë detyrat për mbrojtjen serioze të rendit dhe ligjin nga të tjerët!

Xhevat Meha

  • 14 August 2021 - 15:14

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Ne kemi nje situatë ku bëhen të ditura shkelje ligjore nga pjesëtare të institucioneve përgjegjëse për zbatim të ligjit dhe nuk kemi veprime nga po këto institucione. Kjo është shumë interesante për faktin se sjell domosdoshmërishtë nevojën për bashkëbisedim të gjerave mbrenda shoqerisë tonë.

-Po del sheshazi gjendja ku institucionet që me ligje dhe Kushtetute duhet të janë të pavarura mirëpo këto institucione nuk po e kryejnë detyrimin që kanë me ligje dhe me Kushtetutë. Cfarë duhet të bëhet në këtë rast e ne kete situate ? Ku bie përgjegjësia e fundit për zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës?



Janë vetem përfaqësuesit e zgjedhur të popullit që janë përgjegjësit e fundit për zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës edhe nga institucionet që me ligje dhe Kushtetute janë përcaktuar si të pavarura. Janë këta përfaqësues që duhet të sigurojnë pacenueshmërinë e interesit të përbashkët (interesit publik) E këta të zgjedhur janë deputetet e Kuvendit të Kosovës.

Nëse interesi i përbashkët cenohet si në këtë rastin tone , duhet të ndërhyje urgjent Kuvendi i Kosovës që të miratoje ligje dhe Kushtetutë të re pocese është e nevojshme për të siguruar pacenueshmërine e interesit të përbashkët. Po roli i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë cfarë është në këtë rast?



Qeveria dhe Ministria duhet kryejne veprimet për të cilate janë përgjegjëse me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, e kjo është zbatimi i ligjeve dhe Kushtetutës përmes ushtrimit të funksioneve ekzekutive e detyruese që kanë. Nuk mund të mshefet sigurimi i pandëshkueshmërisë së krimit nga institucionet përgjegjëse për zbatim të ligjit në emër të asaj se janë institucione kinse të pavarura. Edhe si institucione të pavarura kanë përgjegjësi të sigurojnë pacenueshmërinë e interesit të përbashkët public e shteteror. E kur këto institucione heshtine ose këtë nuk e bëjnë ne interest e popullit dhe shtetit , duhet të vij ndërhyrja përmes Kuvendit te Kosoves dhe pastaj edhe me fuqishem prej Qeverisë dhe Ministrisë se drejtesise.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".