Të inkriminuarit nuk po pajtohen me dënimin që ju dha populli në referendumin e 14 shkurtit

Të inkriminuarit nuk po pajtohen me dënimin që ju dha populli në referendumin e 14 shkurtit
Të inkriminuarit nuk po pajtohen me dënimin që ju dha populli në referendumin e 14 shkurtit

Arsim Haziri

  • 15 August 2021 - 09:00

Shkruan: ANALIST-Arsim Haziri

Opozita mjerisht nuk është brenda kuadrit të saj kritik dhe që realisht do duhej të ishte, dhe dimensioni i saj përveç që është i varfër politik, është edhe jo i vërtet dhe emocional, mbase kjo qeveri edhe sikur të punonte 24 orë në ditë, do të kishte të pamundur për t’i rikuperuar gjithë dëmet që i janë shkaktuar vendit nga të gjitha qeveritë e kaluara.

Qeveria Kurti ka të vështirë që të ofroj zgjidhje të shpejt për çdo problematikë, dhe për këtë të gjithë janë në dijeni, mirëpo  fakti se zgjidhja e të gjithave çështjeve nuk mund të bëhet në kohë, opozitarët përpiqen që edhe këtë ekzekutiv ta paraqesin jo të duhur  dhe adekuate për nevojat nacionale. Kosova dorën ne zemër ka vuajtur për ndryshime në mënyrën e politikë bërjes, mirë ndryshimet e fundit ia kanë dhënë tjetër dimension dhe kjo është mundësia pse funksionimi I vendit ka për të marrë drejtim racional të të operuarit. 
Pushteti ka rrëshqitur me meritë të plotë nga të dështuarit dhe të korruptuarit, që nuk ishin të denjë ta mbajnë atë, aq më pak të merituar, në një krah tërësisht të ri politik, për ta ndryshuar pozitivisht, për të kthyer besimin qytetar në shtet, pa ambicien më të vogël për ta mbajtur peng dhe zhvatur këtë shtet. Po e shohim hapur se si disa veteran politik, të qeverisjeve të kaluara, të dështuara e të korruptuara, nuk po mundë të qëndrojnë në opozitë, aty ku I ka dërguar populli duke I ndëshkuar. Duhet t'iu kujtohet të gjithë atyre të spektrit të propagandimit destruktiv, se në demokraci vlen liria e zgjedhjes dhe e përzgjedhjes, jo edhe zgjedhja  sipas diktatit të dikujt.

 Qytetari ynë duke ju referuar viteve të fundit, ka filluar për t'u liruar prej vargonjve abstrakt, prej mashtrimit dhe zhvatjes destructive të një politike mafioze aktive, e cila e ka penguar zhvillimin e shtetit duke e mbajtur peng të ardhmen e secilit qytetar, duke u shndërruar në uzurpator klasik të pushtetit  deri në ekstremin e ushtrimit të dhunës përmes aparatit shtetëror që po e mbanin privatisht e kriminalisht në dorë vetëm për një grup të caktuar interesi.  Për të qenë qytetari  i lirë, në funksionin personal ashtu edhe në atë  politik. Pushteti duhet të ushtrohet  nga populli dhe të matet vlera e ushtrimit të tij në interesin publik përsëri nga populli. Pushtetin e pushtuar nga krimi mundë ta çliroj vetëm populli me votë,  dhe këtë e dëshmoj më 14 shkurt të këtij viti. Tani  nuk janë aspak relevante kritikat e opozitës për 100 ditë të qeverisjes në këtë fillim mandati. Dita e mirë shihet në mëngjes,  thotë populli, dhe  kjo ka filluar të dëshmohet e të sprovohet, por opozita që u zhvesh nga pushteti me votë të lirë qytetare e ka vështirë të pajtohet. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".