Ministrja duhet të vepron urgjentisht, pushteti ekzekutiv mban përgjegjësi për gjendjen në sistemin e drejtësisë!

Ministrja duhet të vepron urgjentisht, pushteti ekzekutiv mban përgjegjësi për gjendjen në sistemin e drejtësisë!
Ministrja duhet të vepron urgjentisht, pushteti ekzekutiv mban përgjegjësi për gjendjen në sistemin e drejtësisë!

Muhamet Kelmendi

  • 20 August 2021 - 07:44

Shkruan ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në Kosovë nuk ka nevojë për deklarata të forta politike nga pushtetarët. Këtë po e bëjnë mediat, kuptohet disa. Znj.Haxhiu nuk është gazetare. Ajo është Ministre e Ministrisë së Drejtësisë.Kjo zonjë duhet të vepron me mjete juridike dhe me anë të tyre të rregullojë e “rahatoj” KPK dhe KGJK si bshkepërgjegjës për gjendjen në sistemin e kapur te drejtesisë. Kuptohet se nëpër punime shkruhet dhe deklarohen çështje të ndryshme. Ipen ankesa dhe akuzohen njerëzit.

Ndërsa, organet ekzekutive, pushteti shtetëror është aty për të vepruar me ligj. Këtu i takon kësaj ministrie të nxjerrë Ligjin mbi VETTING dhe të futë nën një kontrollim të fortë tërë sistemin. Këtë e presin qytetarët e Republikës prej saj. Tash po dihen vjedhjet. U kapën 7 veta në Pejë. Raste të tilla, madje me bollëk, ka në Prishtinë, sepse është komuna më e madhe dhe ku investimet e ndërtimet janë për 7 - 10 herë më të mëdha se në Pejë. Aq me tepër kur shihet gjendja në qytetin e Prishtinës. Këtu kemi crregullime totale. Vetë pasqyra e Prishtinës tregon nivelin e lartë të parregullësisë dhe paligjshmerise. Po kështu e kemi gjendjen në Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakove, në Prizren e në komuna tjera. Askund nuk është gjendja e mirë.

Pra, Ministria e Drejtësisë duhet të veprojë. Mjetet i ka ne disponim. Kërkohen ligjet konkrete dhe masat adekuate që të shërohet shpejt sistemi.
E sistemi pa VETTING nuk shërohet I teri.

Këtë e dinë në Qeveri dhe megjithatë po ngadalësohen! Shkaku duket se edhe këta aktualisht po kanë dëshirë në keqpërdorime të pozitës dhe në përfitime financiare. Te shpresojme se jo !!!

Shih për këtë largimin e ambasadorëve dhe te konzujëve etj nga ambasadat, sikundër edhe keqpërdorimet me ushqim në FSK, kontratat pa konkurencë dhe transparencë, punësimet partiake dhe familjare , përjashtimet nga puna etj.etj. Këto janë fakte pse nuk kemi ende ligj VETTING-u.
Me VETTING do të ndalen këto te gjitha. Pa VETTING vazhdon punësimi i parregulltë dhe korrupsioni në pushtet…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"