Prokuroria Speciale të zbarkon URGJENT në komunën e Prishtinës, në qerdhen e krimit tetë vjeçar të Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut!

Prokuroria Speciale të zbarkon URGJENT në komunën e Prishtinës, në qerdhen e krimit tetë vjeçar të Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut!

Hajrullah Tërnava

  • 20 August 2021 - 15:28

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Institucionet shteterore qe jane te specializuara per luftimin e krimit dhe qe paguhen per kete angazhim, duhen qe ne çdo kohe dhe momente t’i luftojne te gjitha dukurit kriminale ne te gjitha institucionet, organizatat, shoqatat, sherbimet publike dhe dhe te tjerat, gjithnje konform ligjeve te shtetit, dhe pa nje luftim serioz te tille, deri ne detalje, edhe shteti si shtet nuk mund te funkcionoj ashtu si e parashohin kushtetuta dhe ligjet e atij shteti, prandaj institucionet e shtetit te specializuara per luftimin e krimit duhen ti shfrytezojne edhe provojat e rasteve qe jane zbulue me pare sikur ne kete rast qe duhet t'i shërbej Prokuroris Speciale shembulli në Komunën e Pejes, edhe për komunat tjera të Kosoves, per me fokusuar ne menyre të veçantë Prishtinen tanime te kriminalizuar nga krimi organizuar dhe i mirestrukturuar kriminalisht , për hetimin arrestimin dhe ngritjen e aktakuzave për te gjithe zyrtaret e korruptuar komunale, kryesisht në fushën e urbanizmit, në ndertimtari dhe ne shpelarjen e parave te pista. Por gjithnje duke filluar nga Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu.

Javen e kaluar nga Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, jane arrestuar dhe shoqëruar në polici 7 zyrtar komunale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme.

Nga 30 ditë paraburgim jane caktuar ndaj dy drejtorëve dhe tre zyrtarëve të Komunës së Pejës, të dyshuar për korrupsion, kurse dy të dyshuar të tjere janë liruar për trajtim në procedur të rregullt. Tani rasti i Pejes duhet te sherbej si shembull qe edhe ne komunat tjera te veprohet ne perndjekjen e krimeve ngjajshem sikur ne Peje, prandaj eshte per tu habitur pse në Komunën e Prishtines akoma nuk po ndermerret një aksion i tillë derisa dihet mirefilli, se është një mal i tërë prej qindra e qindra dosjesh të abuzimit më detyrë zyrtare që nga drejtorat e dikastereve e deri në kabinetin e kryetarit Shpend Ahmeti, e në të cilat, përveç tjerash, dominojne denoncimet për korrupcion dhe tregti me leje ndertimore, lidhje e ngushtë e Shpend Ahmetit dhe sekserit të tij Dardan Sejdiut me mafien e ndertimeve në shpelarjen e parase së pistë nga krimi i organizuar deri ne 3 miliard euro per 8 vite rresht. Nje luftim serioz i krimeve ne pergjithesi ne te gjitha institucionet e duke mos i anashkaluar edhe komunat ku qytetaret e saja hasin ne plot veprime kriminale dhe antiligjore, ku dite e per dite per punet dhe obligimet e tyre qe i kane neper komuna, shpesh nga zyrtaret komunal kushtezohen qe te japin mito si kusht per kryerjen e punve qe kane nevoj te perditshme dhe te tjera, qe i kryejn qytetaret ne ato komuna sikur qe jane: pune administrative, tatimore, leje ndertimi, pune katastrale etj.

Nje luftim i te kqijave ne te gjitha institucionet e Kosoves, qytetarit do ia kethejne edukaten ligjore si qytetar shteterore, dhe shpresen se ne kete vend jetesohen ligjet dhe te gjithe qytetaret jane te barabarte me ligjet, e jo si deri me tani qe shteti ishte i kapur dhe i ngulfatur nga ata qe e udheheqen kete shtete qe mbi 20 vite, dhe deri me tani ky shtet i perngjante shtetit kriminal qe ishte vetem ne sherbim te atyre te medhenjeve dhe te forteve e pushtet te keti vendi dhe familjarve te tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".