Me zgjedhjet e 17 Tetorit shembet piramida e krimit të instaluar nga SHIK-u ilegal për dy dekada në shtetin e Kosovës!

Me zgjedhjet e 17 Tetorit  shembet piramida e krimit të instaluar nga SHIK-u ilegal për dy dekada në shtetin e Kosovës!

Gani Qarri

  • 21 August 2021 - 13:45

Shkruan ANALISTI- Gani Qarri

Duke pasur parasysh faktin se me ofrimin e mundësisë për të votuar, interesimi i votuesve potencial nga diaspora, për herë të parë, ka shënuar rritje të dukshme edhe për zgjedhjet lokale të tetorit, sipas KQZ-s deri më 17 gusht, për regjistrim si votues jashtë vendit, janë pranuar mbi 10 mijë e 638 aplikime,ndaj kjo flet qartë se edhe në zgjedhjet komunale, vota e diasporës do të jetë përcaktues i rëndësishëm për NDRYSHIMIN e madh të qeverisjes në nivel lokal, po aq sa ishte vendimtare edhe ne zgjedhjet e përgjithshme nacionale të 14 Shkurtit.

-Me shkarkimin e kryetares dhe disa komisionarëve abuziv të KQZ, interesimi i votuesve nga diaspora është rritur edhe më tepër dhe ka shënuar ngritje të dukshme, gjë që do të ndikojë shumë në besueshmërinë e votuesve,parandalimin e keqpërdorimeve, si dhe në pranimin e rezultatit të zgjedhjeve.



Kjo edhe për faktin se nisja e procesit për hetimin e hershëm dhe me kohë, për anulimin e aplikacioneve të dyshimta që vinin nga shtetet fqinje,si Serbia dhe Mali i Zi, të cilat dërgonin kuti të mbushura në emër të votuesve të pa verifikuar të komuniteteve pakicë, kryesisht serb, malazias e pakica tjera, jashtë Republikës së Kosovës, tanimë do të verifikohen saktësisht dhe nuk do të lejohet më, që edhe më tutje të abuzohet hapur, si në të kaluarën edhe në komunat me shumicë shqiptare.

Prandaj, pikërisht për parandalimin e abuzimeve të tilla të kundërligjshme Komisioni i Ri Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar edhe rekomandimet përkatëse për refuzimin e aplikacioneve të tilla për votim jashtë Kosovës, të ardhura nga Serbia dhe Mali i Zi, të cilat gjithmonë janë vlerësuar të dyshimta.

Por përkundër të gjithave, nga qeveritë e inkriminuara, nuk është ndërmarrë, asnjëherë asnjë masë adekuate, jo vetëm për parandalimin, por as për verifikimin e tyre, ndaj pas vendimit të ri të KQZ-së, verifikimi i votave të dyshimta që futen përnes të gjitha rrugëve në Kosovë, sidomos nga Serbia, kësaj radhe mundë ta përmbysin edhe rezultatin e zgjedhjeve të dirigjuara nga Serbia dhe Aleksandër Vuçiqi.

Madje kjo pritet të ndodhë, jo më, vetëm në komunat me përbërje të përzier etnike, por edhe në ato fshatra e gjysmë-qyteza që padrejtësisht dhe në mënyrë krejt të pamerituar, u ngritën nga Thaçi & Co në “komuna”, të cilat në vendin tonë edhe tani trajtohen si komuna me shumicë serbe, përderisa dhjetëra Bashkësi shumë më të mëdha lokale të shqiptarëve me numër të banorëve dhe hapësira territoriale, vazhdojnë të jetojnë me premtimet e shkelura të Thaçit dhe vijojnë të mbeten vetëm fshatra, gabime që legjislatura e re duhet ti rregullojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"