Vota e diasporës kosovare me 17 tetor nje shpresë e madhe për ndryshim e ndëshkim të të korruptuarve!

Vota e diasporës kosovare me 17 tetor nje shpresë e madhe për ndryshim e ndëshkim të të korruptuarve!

Hajrullah Tërnava

  • 22 August 2021 - 08:46

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani diaspora kosovare në tërësi, gjithnjë është aktive dhe aktuale për zgjedhjet në Kosovë, si në ato lokale si qendrore, dhe është faktor i rëndësishëm i ndryshimeve, mvarësisht si i shohin ata nevojat e ndryshimeve në qeverisjet në përgjithësi, e sidomos nëse nuk janë të kënaqur me partit në pushtet.

Roli i diasporës, ma në fund u dëshmua në zgjedhjet e fundit për ndryshimet që ndodhen në Qeverinë qendrore,  që LVV i fitoj votat me mbi 50%-51. Është e pritshme që dhe tani diaspora do ta luaj rrolin vendimtar te saj të rëndësishëm me pjesmarrjen në zgjedhjet lokale, prandaj vota e diasporës kosovare mund të jetë përcaktues i rëndësishëm për NDRYSHIMIN  e madh të qeverisjes kriminale edhe në nivel lokal, po aq sa ishte vendimtare edhe në zgjedhjet e pergjithshme të 14 Shkurtit. Interesimi i votuesve potencial nga diaspora ka shenuar rritje të dukshme edhe për zgjedhjet lokale të Tetorit, ku sipas KQZ-s deri më 17 gusht, për regjistrim si votues jashtë vendit, janë pranuar 10 mijë e 638 aplikime.
Nga Sekretariati i KQZ-së, kanë pranuar mbi 10 mijë  aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit që edhe jane aprovuar.
Situata e besushmerise te rezultati i zgjedhjeve megjithate do të ndikohet pozitivisht besoj, sidomos me  proqesin e hetimt të  mahershem dhe anulimin e  aplikacioneve nga shtetet fqinj, në emër të votuesve të komuniteteve pakicë, kryesisht Serb, malazias e pakica tjera që u abuzuan në të kaluaren edhe në komunat me shumice shqiptare. Tani  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimet për refuzimin e aplikacioneve të tilla për regjistrim për votim jashtë Kosovës, të pranuara nga Mali i Zi, të cilat janë vlerësuar të dyshimta dhe munde ta permbysin edhe rezultatin e ngushtë të zgjedhjeve në komunat me përbërje të perzier etnike. 
Ne kete rast duhet te kemi konsiderata ndaj pakicave por njeherit te veshtrohen situatat e zgjedhjeve ne shtetet fçinje ku jeton edhe populli shqipetare, dhe mvaresisht edhe Kosova duhet t’i perdore metodat e reciprocitetit ndaj atyre pakicave qe jetojne ne Kosove, sikur qe sillen shtetet fçinj ndaj popullates pakice shqipetare ne vendet e tyre, dhe me kete te nenkuptohet se edhe Kosova do te sillet me te njejtat kritere, sikur te tjeret qe sillen ndaj pakicave te tyre ne shtetin e tyre.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"