
Lexoni edhe:
Qeveria nuk guxon të harron: Vjeshta është stina e VETTING-ut për fillimin e betejës pa dorëza kundër krimit!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, duhet të jenë goditja vendimtare dhe faza e fundit e shembjes së tërësishme të të gjitha bastioneve kriminalo politike që qëllimisht ka instaluar kasta SHIK-iste e inkriminuar 100%, duke gatuar dhe mbajtur ato në pushtet për dekada të tëra, ndërtuar sistem të tej inkriminuar të mafio-politikes, të lidhur ngushtë me grupe të interesit e nëntokën kriminale, korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat vetëm me 14 shkurt filluan të lëkunden nga themeli dhe shemben për tokë, si kullat prej letre.
-Përgjegjësit kryesor të krimopolitikës mbi dy-dekadëshe, cilët edhe luftën e shenjtë për liri e përdhosën për ta keqpërdorur shtetin e Kosovës dhe kthyer në luftë të shëmtuar për Pushtet, duke vjedhur, plaçkitur, zhvatur e përvetësuar kundërligjshëm çdo gjë të këtij vendi, përmbi 20 vite me radhë derisa izoluan Kosovën komplet nga mbarë bota demokratike me korrupsion e krim të organizuar, pas rrëzimit nga pushteti qendror, për të mirën e vendit dhe popullit të Kosovës,duhet përfundimisht të largohen edhe nga komunat dhe ekstradohen tërësisht nga politika vendore e Republikës së Kosovës.
Qeveria nuk guxon të harron: Vjeshta është stina e VETTING-ut për fillimin e betejës pa dorëza kundër krimit!Lexoni edhe:
Aventurat e tyre të rrezikshme, kundër popullit dhe shtetit të Kosovës kanë eskaluar edhe deri në përmasa të tradhtisë kombëtare me shitjen e tokave tona vendeve hegjemoniste fqinje, tendencat për ndryshimin e kufijve, cenimin territorial dhe rrezikimin e sovranitetit të shtetit tonë të brishtë, ndaj për dëmet kolosale që ata i kanë shkaktuar Kosovës edhe u dënuan në mënyrë të merituar, duke i rrëzuar me theqafje spektakolare nga pushteti, pas më tepë se dy dekadash të qëndrimit në pushtet absolut dhe arbitrar.
Dëmet që politikanët e kriminalizuar dhe partitë e inkriminuara politike që për mbi 20 vite i kanë shkaktuar Kosovës janë jo vetëm të mëdha por prekin edhe rasorët më të rëndësishëm të shtetit dhe bazamentin qendror të jetës së qytetarëve të Kosovës, të cilat janë jo vetëm politike por edhe shumë të rënda financiare, ekonomike, juridike, morale dhe praktike, duke quar deri në varfëri të skajshme dhe izolim të vendit.
Zgjedhjet e reja lokale të vjeshtës një shans vendimtar për ta zbuluar fytyrën e vërtetë të politikës mes premtimit dhe mashtrimitLexoni edhe:
Madje, disa prej këtyre dëmeve, pritet të mbeten për kohë të gjatë e ndoshta edhe përgjithmonë të pariparueshme dhe me pasoja të rënda për vendin, si "zajednica" serbe e nënshkruar nga ish kryetari mercenar i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ish kryetari jugokomunist i LDK-së Isa Mustafa, duke shkuar deri atje sa të kërkonin hapur edhe ndarjen e Kosovës, probleme pasojat e të cilave jo vetëm se po shfaqen aktualisht, në mënyrë shumë serioze por edhe në të ardhmen mund të bartin pasoja të rënda për qytetarët, shtetin tonë të brishtë dhe Republikën e Kosovës.
Kështu që, ashtu si në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, në të cilat vet votuesi i vetëdijesuar vendosi të sjellë ndryshime në vend dhe rrëzoi krimopolitikën nga pushteti duke bërë që të fitoi bindshëm një subjekt i ri i pa sprovuar politik dhe i pa etiketuar me dosje të korrupsionit e krimit të organizuar, se pakut gjer metani, veprimi i votuesve nga zgjedhjet nacionale, duhet të reflektojë edhe në zgjedhjet lokale, për ta çliruar tërësisht Kosovën nga partitë e inkriminuara, korrupsioni, rrjetet e nëntokës kriminale dhe krimi i organizuar i ish partive të degjeneruara SHIK-iste ish qeveritare.
Madje edhe vet nisja e hershme e fushatës së partive të inkriminuara politike, e atyre që sot janë në opozitë, e kandidatëve të tyre për kryetar komunash, duket se është përpjekja e fundit që tanimë ato bëjnë për “jetë a vdekje politike”, në tendencën e vet perverse për të mashtruar edhe njëherë më tepër votuesin e zhgënjyer për dy dekadat me radhë, në përpjekje për tu servuar qytetarëve të vendit tradhtinë e radhës, të cilat për fat të mirë, tanimë i takojnë vetëm të kaluarës së dhembshme bashkë me qeverisjet e dështuara të politikanëve të korruptuar dhe të kriminalizuar deri në fyt.
Ndaj 17 tetori i kësaj vjeshte, kjo qoftë e begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës, është data vendimtare, që partitë dhe politikanët e kriminalizuar, të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të pa rrugëdalje, pas rrëzimit nga pushteti qendror, të dëbohen përfundimisht edhe nga ai lokal, si dhe të ekstradohen përgjithmonë nga politika vendore,nga të cilat ka parë e përjetuar vetëm të këqija Republika e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".