Zgjedhjet lokale të vjeshtës, edhe një fillim i ri për ndryshime të mëdha me vlera politike dhe institucionale

Zgjedhjet lokale të vjeshtës, edhe një fillim i ri për ndryshime të mëdha  me vlera politike dhe institucionale
Zgjedhjet lokale të vjeshtës, edhe një fillim i ri për ndryshime të mëdha  me vlera politike dhe institucionale

Arsim Haziri

  • 25 August 2021 - 07:49

 Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri

 Koha për të ju  bërë vend shprehjeve relevante e konkrete të vlerave vetëm sa po afrohet. Duhet ti nisim këmbët për t'i nisur ndryshimet në formë të mirëqenies së drejt sociale! Jo gjithçka për dikë e disa por gjithçka për të gjithë. Përveç ekzistencës që njeriu e ka detyrim, konsistenca në këtë rast politik, është nevojë apo domosdoshmëri, për t'iu mundësuar jetë disa proceseve me rëndësi publike.

-Gjithçka dhe çfarëdo që do të jetë  rezultat i procesit, duhet të jetësohet lëngësimi dhe shtrirja e re  procesuale! Asgjë,  qoftë edhe në dimensionin politik (aty secili takohet me secilin dhe pranojnë të bashkohen për të mirën e përgjithshme) nuk vjen në mënyrë rastësore e të pa shkaktuar, edhe ndryshimet veç se janë fakte ama të pa dukshme në masë. Ato  në mënyrë shkallëzuese po e dominojnë gjendjen aktuale dhe do të marrin aparencë  prekëse pikërisht më 17 tetor, një datë që do të paraqet ndryshim si në emër, po ashtu edhe në formë e përmbajtje. Lëvizja e shpeshtë nëpër parti politike, tregon më shumë për karrierizëm të skajshëm politik se sa për qëllime përtej asaj që është individuale, pra edhe  publike.

Sikurse nivelit qendror, edhe pushtetit bazik komunal domosdoshmërish i duhen figura të  pastërta profesionale, duke e përfshirë edhe elementin aktiv e të  plotë moral ,këtu kam parasysh mos përfshirjen në fenomene negative,  dhe vetëm mbi bazën e këtyre vlerave humane arrihet qeverisja e drejtë. Komunave të Kosovës nuk ju duhen figura që paraqesin veprime nihiliste, aso q ia garantojnë mjerisht qytetarit shtypjen dhe nënshtrimin, duke krijuar kështu hendek të thellë mes qeverisjes dhe aspektit social. Prandaj them se kësaj radhe duhet edhe një lëvizje e re  akoma më e gjerë për t'ua dhënë mundësinë vlerave gjithëpërfshirëse të  Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të qeverisur në gjerësi në nivelin lokal. Pra le të shihemi në tetor, për t'i parë dhe më pas bërë ndryshimet në favor të qytetarëve të Kosovës atje ku është themeli i parë i pushtetit dhe zërit qytetar, në nivelin e pushtetit lokal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".