Pa i arrestuar bosët e krimit dhe shefat e shefave në Kosovë nuk do të kemi drejtësi dhe barazi para ligjit

Pa i arrestuar bosët e krimit dhe shefat e shefave në Kosovë nuk do të kemi drejtësi dhe barazi para ligjit
Pa i arrestuar bosët e krimit dhe shefat e shefave në Kosovë nuk do të kemi drejtësi dhe barazi para ligjit

Dardan Grapci

  • 25 August 2021 - 15:32

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Fillimi i sesionit vjeshtori nga Qeveria dhe Kuvendi duhet ta kenë me shumë prioritet agjendën e premtuar të reformës në drejtësi dhe ligjin e Vetting-ut, zgjidhje e vetme për ta shembur piramidën e krimit të organizuar.

-Procesi Vetting i shumë përfolur dhe i premtuar, fillimisht në mandatin e parë të Qeverisë Kurti, dhe tani i filluar për realizim në praktikë në mandatin e dytë, si i tillë duhet të përshpejtohet që të realizohet, të finalizohet miratimi i tij në Kuvend, dhe fillon të zbatohet, duke filluar pa vonesë  me hetimet e  së kaluarës kriminale të secilit individ në sistem të drejtësisë dhe institucionet publike e politike, të fillohet me prioritet edhe me hetimet e aferës kriminale të përgjimeve të fundit të cilat kanë bërë bujë në mediat kosovare javëve të fundit.

Sistemi i Drejtësisë në Kosovë me vite të tëra ka qenë i kapur nga strukturat kriminale, politikanë të dështuar dhe ajo që është më e keqja nga SHIKU. Vetëm me Ligjin e VETTINGUT këto lojëra të ndyra kriminale do të ndalen, duke i angazhuar dhe dhënë hapësirë profesionale njerëzve të  rijnë, duke ju dhënë pozita  në drejtimin e institucioneve të shtetit  atyre që janë serioz dhe që s’kanë frikë nga kriminelët dhe shantazhuesit. Qeveria e re e cila po udhëhiqet nga Albin Kurti është duke sjellë rezultate pozitive në luftimin e krimit të organizuar dhe kapjen e peshqve të mëdhenjve. Vetëm duke e zbatuar ligjin dhe vetëm duke i arrestuar BOSAT dhe SHEFAT E SHEFAVE, drejtësia në Kosovë do të triumfojë.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".